E Diel, 1 Nëntor 2026

Kejdi Mehmetaj në parlament, deputetja më e re në historinë e Shqipërisë (FOTO/VIDEO)

kejdiTiranë- Dorëzimi i mandatit të deputetit nga ministrat do t’i hapë rrugën futjes së deputeteve të rinj në parlament dhe mes tyre do të jetë edhe një vajzë 20 vjeçe, Klejdi Mehmetaj, e LSI-së.

Formula e re e Edi Ramës, që ministrat të dorëzojnë mandatin e deputetit do të bëjë që menjëherë pas betimit në parlament, 16 deputetë që do të jenë anëtarë të kabinetit qeveritar, të dorëzojnë mandatin.

Kjo do t’i hapë rrugën 16 kandidatëve që kanë qenë në listat e dy partive PS e PD, që të futen në parlament. Në fakt kjo ka qenë një mënyrë për të bërë të kënaqur sa më shumë protagonistë të partisë dhe ata që do t’i gëzohen postit të minsitrit t’i hapin vendin dikujt tjetër për të mbajtur mandatin e deputetit.

Ndërsa dihet se cilët janë ata që do të dorëzojnë mandatet, nuk ka ende një listë të saktë të atyre që do të vijnë në parlament, pasi ligji këtë herë parashikon që nëse mandatin e dorëzon një grua, atëherë vendin e saj duhet ta zërë po një grua. Dhe kjo bën që në parlament vendin e një gruaje të mos e zërë automaktikisht pasardhësi në listë, por gruaja e radhës, që mund të jetë edhe disa numra më poshtë. Madje, sipas ekspertëve zgjedhorë, në qarqet ku partitë nuk kanë respektuar ligjin për 30% gra në lista, edhe nëse ikën një burrë nga parlamenti, ai duhet zëvendësuar nga një grua që mund të jetë edhe e fundit në listë.

Të paktën në Tiranë, janë të sigurrta që futën në parlament Ledi Shamku dhe kandidatja e LSI-se, Kejdi Mehmetaj, që zënë vendet e Eglantina Gjermenit dhe Klajda Gjoshajt. Kejdi është e ditëlindjes 1993 dhe do të jetë edhe deputetja më e re në parlamentin shqiptar dhe me gjasë edhe deputetja më e re në historine parlamentarizmit shqiptar, pasi është vetëm 20 vjeçe. Ajo është nënkryetare e LRI-së, forumit rinor të LSI-së.

Kejdi Mehmetaj në parlament, deputetja më e re në historinë e Shqipërisë

Kejdi Mehmetaj në parlament, deputetja më e re në historinë e Shqipërisë ◄ Back Next ► Picture 1 of 7

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›