Kek: “Një pikë në Shqipëri, është OK”

ALbania-sport - "Të marrësh një pikë në Shqipëri është një rezultat shumë i mirë", u shpreh menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Sllovenisë, Matjazh Kek për TVSH. "Luajtëm në Shkodër dhe në një terrën të vështirë. Shqipëria pati shanse të mira për të shënuar gol, por kjo është pjesë e lojës. Unë mendoj se rezultati duhet të konsiderohet si pranueshëm nga të dy palët". Sllovenia ka marrë katër pikë në katër ndeshje. "Një Slloveni me më shumë pretendime? Në një ndeshje duhet të hysh gjithmonë për të fituar. Ndodhemi në një grup të vështirë me ekipe të tilla si Holanda, Bullgaria e Rumania, Shqipëria. Të marrësh një pikë në Shqipëri është shumë mirë"
Sllovenia do të ndeshet të mërkurën e ardhshme me Holandën.
Ndeshja me Shqipërinë ishte dhe e para zyrtare si për trajnerin slloven Kek, por edhe për trajnerin e komanduar të Shqipërisë, Kovaic ishte një premierë e mbyllur pa humbje.