E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, nesër në orën 11.00 drejt Bullgarisë

Dash Frashëri
Albania-sport -"Ekipi Kombëtar i futbollit, do të niset nesër në orën 11:00 me një carter në drejtim të Bullgarisë". Lajmin e bëri të ditur për Albania-sport.com, Besnik Cela, shefi i Sektorit të Ekipeve Kombëtare pranë FSHF-së. "Në Sofje ekipi unë do të mbërrijë rreth orës 12.30 dhe do të akomodohet në Hotel "Kempinski", një nga hotelet më të mira të kryeqytetit bullgar", shton Cela për faqen tonë. Skuadra shqiptare do të kryejë ditën e hënë në orën 17:00 një stërvitje në stadiumin e Sllavias. "Të martën në orën 19:00, kombëtarja do të zhvillojë një stërvitje në stadiumin "Vasil Levski" ku do të zhvillohet edhe ndeshja zyrtare ditën e mërkurë", jep të tjera detaje organizatori shqiptar. Në carterin e porositur nga FSHF do të jetë i pranishëm delegacioni i kryesuar nga presidenti i federatës, Armando Duka, dy anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, Tahir Kastrati dhe Arben Dervishaj si dhe sekretari i përgjithshëm, Roland Mici. Cela sqaron se nga pala bullgare janë marrë të gjitha masat për takimin Bullgari-Shqipëri. Dy ekipet përballen për herë të parë në këto kualifikuese. Të shtunën Shqipëria barazoi me Slloveninë (0-0) në SHkodër, ndërsa Bullgaria e kishte pushim. NDESHJET SHQIPERI-BULLGARI 9 tetor 1946 Shqipëri - Bullgari 3-1 15 qershor 1947 Bullgari - Shqipëri 2-0 17 nëntor 1949 Bullgari – Shqipëri 0-0 5 qershor 1950 Shqipëri – Bullgari 2-1 19 tetor 1980 Bullgari – Shqipëri 2-1 14 tetor 1981 Shqipëri – Bullgari 0-2 6 shtator 1995 Shqipëri – Bullgari 1-1 7 tetor 1995 Bullgari – Shqipëri 3-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›