E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani "rremben" Artim Shaqirin

Me ne fund, skuadra e Elbasanit ka bere te sajin shqiptaro-maqedonasin, Artim Shaqiri. Ish-kapiteni i Kombetares maqedonase, ka mberritur dje ku eshte akomoduar ekipi i Elbasanit, ne hotel "Univers". Atje ai eshte pritur nga presidenti Laze, me te cilin dhe jane larguar per te darkuar ne nje vend me te qete. Pervec Shaqirit, ekipit te drejtuar nga Alimehmeti i eshte bashkuar dhe sulmuesi i Bashkimit te Kumanoves, Afrim Abdullai. Presidenti Laze ka pohuar se sot ekipit verdheblu do t'i bashkengjiten dhe dy lojtare serbe. Njeshi i verdhebluve ka goditur fort ne merkato, duke afruar plot kater lojtare brenda nje dite. Pas Bashkise se Elbasanit, ka qene dhe presidenti Arben Laze, qe ka afruar lojtare te tjere. Me sa duket, Skerdi Bejzade i ka vene te tere ne levizje, qe pas presionit te tij me ikje, nese nuk do te beheshin blerje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›