E Diel, 1 Nëntor 2026

Hicka: Ministrat duan tension me federaten

Arber Hoxha
Ne njoftimin per kryerjen e auditimit nga ana e Ministrise se Financave dhe Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve kundrejt FSHF-se, keta te fundit kane bere mbledhjen e paralajmeruar ne lidhje me kete ceshtje. Ne lidhje me kete, avokati i federates, Envi Hicka ne deklaraten per shtyp, duke folur ne emer te saj, u shpreh: "Njoftimi per nisjen e procedurave te auditimit te brendshem eshte e ngjashme me ate te nje viti me pare, ku me kete eshte perseritur, por ka perseri mungese te dukshme te mbeshtetjes ne ligj. Neni 9009, per Auditimin e Brendshem ne sektorin publik, nuk ishte mjaft i ashper ne syte e ekzekutivit, ky ligj u shfuqizua me ligjin nr. 9720, date 23.04.2007, Per auditimin e brendshem ne sektorin publik, qe ka hyre ne fuqi ne date 09.08.2007. Por edhe ky ligj, i cili e percakton rrethin e subjekteve te cilat i nenshtrohen auditimit te brendshem ne nenin 2 te tij, nuk e perfshin FSHF. Pasi perfshin te gjitha institucionet e qeverisjes qendrore, organet e pushteti vendor, institucionet e tjera qendrore dhe vendore, qe kryejne funksione publike, institucionet e pavarura e shoqerite tregtare apo te cdo forme tjeter, perfshire ato financiare, ku kapitali shteteror eshte mbi 50 per qind".
Nder te tjera, Hicka thote se FSHF-ja eshte nje shoqate e krijuar si bashkim i vullneteve te anetareve te saj dhe se ministrite kerkojne te shtojne tensionin ne marredheniet me federaten. "Kjo sjellje e ministrive, te cilat kerkojne te shtojne nivelin e tensionit ne marredheniet me FSHF, tregon se per ta eshte e pamundur te kuptojne se FSHF eshte nje subjekt i se drejtes private, nje shoqate e krijuar si bashkim i vullneteve te anetareve te saj, dhe jo ne saj te shprehjes se vullnetit te ndonje subjekti publik. Ky fakt tregon qarte se, pavaresisht nga plani i kontrollit qe permban gjithashtu shume pasaktesi dhe shprehje te mungeses se kompetences, FSHF nuk ka asnje shkak ligjor per t'ju nenshtruar urdherimeve", tha Hicka, i cili vazhdon edhe me tej duke akuzuar se qellimi i ministrive nuk eshte zbatimi i drejte i ligjit. "Programi i kontrollit ne vetvete eshte tendencioz dhe parashikon disa pika qe tregojne qarte se qellimi nuk eshte zbatimi i drejte i ligjit. Keshtu per shembull, kerkohet te kontrollohet derdhja e tatimeve, nje problem qe eshte kompetence ekskluzive e Drejtorise se Tatimeve; vazhdon insistimi per te zbatuar VKM e famshme 309, qe nuk ka fuqi ligjore, te tjera shtremberime te qellimshme lidhur me aktivitetin e kontrollit", ka perfunduar fjalen e tij Envi Hika.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›