Kelmendi: Myslimanët, nuk përzihen në politikë
Prishtinë -Ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi, priti sot në një takim përfaqësues nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, të kryesuar nga znj. Asma Jahangir, e cila ka ardhur në Kosovë në rolin e Raportueses Speciale për Lirinë e fesë dhe të besimit. Në këtë takim është diskutuar për të drejtat e njeriut, me theks respektimin e besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës.
Ministrja Kelmendi e njoftoi delegacionin nga Kombet e Bashkuara se në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në vendin tonë mbahet tre fe: feja myslimane, të cilës i përket pjesa më e madhe e popullatës, feja katolike dhe ajo ortodokse. “Në vendin tonë ekziston tolerancë fetare e nivelit më të lartë dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikt me motive fetare”-theksoi Kelmendi.
Ministrja shtoi se shteti nuk përzihet në përcaktimet fetare, respekton lirinë fetare, si dhe liria fetare në Kosovë është e garantuar dhe e kultivuar tradicionalisht. Duke u përgjigjur në pyetjet e delegacionit nga Kombet e Bashkuara, Ministrja Kelmendi theksoi se në Kosovë krerëve myslimanë dhe katolikë nuk u intereson as politika, por kanë bashkëpunim shumë të mirë në mes vete, përkundër kreut ortodoks, i cili është i ndikuar nga politika e Beogradit dhe ka bërë ndasi fetare.
Delegacioni nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, i Kombeve të Bashkuara, i cili ishte i kryesuar nga znj. Asma Jahangir, falënderuan Ministren Kelmendi për mikpritjen dhe njoftimin që i bëri delegacionit në fushën e të drejtave të njeriut, respektivisht respektimin e lirisë fetare. qik/start