E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osmani: Do të luftojë papunësinë

Tetovë -Kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani deklaroi se me stafin e tij menaxherial do të punojë për tejkalimin e problemeve të papunësisë “Nga pozicioni i kryetarit të komunës, me administratën komunale dhe me stafin menaxherial ne do të punojmë dhe do të krijojmë kapacitete institucionale që të kontribuojnë në kalimin e problemeve të papunësisë, në afrimin e alternativave të bërjes së praktikës si një mundësi për punësim dhe në afrimin e alternativave të reja të bashkëpunimit në nivel komunal dhe në nivel republikan”, theksoi Osmani. Osmani këto komente i bëri të martën në promovimin e Programit për Praktikant dhe Punësim – “Karriera ime” të financuar nga USAID.

Edhe të pranishmit tjerë në këtë promovim theksuan se Programi nacional për praktikantë do të thjeshtësojë procesin për studentët dhe kërkuesit e punës për t’u angazhuar në punë praktikantët dhe do t’u mundësoj kompanive të zvogëlojnë harxhimet e rekrutimit të punëtorëve të aftë. /ina/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›