Thaçi: Anëtarësimi në FMN, tjetër akt historik
Prishtinë -Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesin i anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) është duke u përmbyllur me sukses. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka besim të plotë se në ditët e ardhshme do të marrë konfirmimin zyrtar për anëtarësim në FMN. Në momentin e marrjes së konfirmimit zyrtar do t’iu informojmë për hapat e mëtejshëm, që do të ndërmerr shteti i Kosovës. Gjithashtu mund të konfirmoj me besim të plotë se në fillim të muajit të ardhshëm besojmë se Kosova do të bëhet anëtare e Bankës Botërore (BB)”-theksoi Thaçi në një konferencë për shtyp.
Ai shtoi se Kosovës po i hapen dyert për anëtarësim në institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe kjo-sipas tij-është një shenjë e respektimit dhe vlerësimit të punës së madhe të institucioneve demokratike, transparencës, sundimit të ligjit, luftës së pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimit të rendit demokratik dhe respektimit të të drejtave të minoritarëve.
“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në FMN paraqet një akt tjetër historik për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike. Pra, Kosova me shpejtësi dhe suksesshëm në mënyrë meritore po i bashkohet familjes së vendeve që synojnë stabilitet afatgjatë e perspektivë të qartë ekonomike. Anëtarësimi është mesazh i qartë për të ardhmen e sigurt të Kosovës, e popullit të saj dhe do të ketë përkrahje financiare dhe teknike”-theksoi më tej Thaçi.