Një delegacion i BE-së, viziton Kosovën
Prishtinë -Me ftesë të presidencës çeke të BE-së, ambasadorët e Bashkimit Evropian nga 27 vendet anëtare, që qëndrojnë në Bruksel, vizituan sot Kosovën dhe misionin e EULEX-it me qëllim që të familjarizohen me punën që po bën misioni në terren. Ambasadorët e BE-së, që janë të gjithë delegatë të Komitetit Politik dhe të Sigurisë (PSC) ndihmojnë në përcaktimin e politikave duke përgatitur opinione për përgatitjen e sesioneve të këshillit në Bruksel.
Nën përgjegjësinë e këtij këshilli, PSC-ja ushtron edhe kontroll politik dhe drejtim strategjik të operacioneve të menaxhimit të krizave, siç është EULEX-i. Ambasadorët u takuan gjatë vizitës edhe me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së dhe përfaqësues të tjerë të familjes evropiane në Kosovë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, udhëheqës të komuniteteve, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe komandantin e KFOR-it.