E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kelmendi, rrugëtim nëpër shekuj

Nga Sokol Paja
Simpozium Shkencor Kelmendi në Shekuj me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Profesorë nga Prishtina, Tirana, Maqedonia, Hungaria e më gjerë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë morën pjesë në një Simpozium Shkencor të organizuar nga Komuna Kelmend Malësi e Madhe duke dhënë secili prej tyre nga një kontribut shumë të çmuar jo vetëm në historinë e Kelmendin por edhe të Shqipërisë. Tema nga origjina e Kelmendit, kelmendasve, gjuha, kultura, historia, tiparet, tipi, qëndresa antikomuniste, ritet, doket, zakonet dhe jeta e banorëve në këtë oaz madhështor në zemër të Alpeve Shqiptare ishte ndërthurur natyrshëm. Të dukej se shekujt e Kelmendit dëshmonin të gjithë bashke sot. E kaluara e tashmja dhe e ardhmja bashkëjetonin hareshëm. 30 kumtues të Akomoduar te Hotel Kelmendi në bujarinë e Dodë Dragut, mikpritjen dhe respektin e veçantë të Kryetarit të Komunës Kelmend z. Gjeto Dukaj, shpalosën kontributin e çmuar shkencor në këtë ditë respekti e nderimi për Kelmendin.
Të njohim gjuhën, historinë, etnografinë dhe kulturën kelmendase
Simpoziumi Shkencor Kelmendi në Shekuj që u organizua nën përkujdesin e veçantë te kryetarit të Komunës z. Gjeto Dukaj në Tamarë, Malësi e Madhe në qafën e Predelecit më 10 gusht 2012 kishte një të veçantë se u zhvillua me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, I pari simpozium në Kelmend dhe përkoi një ditë përpara evenimentit kulturor e folkloristik Lugu I Bjeshkëve. E rëndësishme në lëmin gjuhësor për këtë Simpozium Shkencor Kelmendi në Shekuj ishte aspekte të veçanta për venerime gjuhësore e leksikore në folklorin e Kelmendit, gjithashtu për disa të dhëna gjuhësore për emërtimin Kelmend. Në aspektin historik ishte shumë interesante kumtesa e Prof. Dr. Etleva Lala, rreth kërkimeve arkivore duke sjellë burimet dhe dokumentet origjinale nga Archivio Segreto Vaticano për Kelmendin dhe veriun e Shqipërisë në shek. XIV dhe në fill¬i¬m¬she¬ku¬llin XV. Gjithashtu shumë interesante në këtë sesionin e historisë ishte kumtesa e Prof. Dr. Musa Ahmeti, rreth kelmendit-kelmendasit dhe klerikët që shërbyen atje sipas Schedario Garampi-të Archivio Segreto Vaticano nga shek. XIII deri në shek. XVI. Ing. Mark Palnikaj solli një kumtesë lidhur me gjendjen e Kelmendit në shekullin XVII, bazuar në relacionin e Frang Bardhit, kurse Luigj Martini përcolli një vështrim historik i përpjekjeve të trevës të Kelmendit për liri dhe pavarësi deri në fund të shek. XVII. Gjithashtu me rëndësi në këtë simpozium ishin temat për: Kelmendasit dhe Papa Klementi XI Albani (1649-1721), Zhuj Selmani nga Rugova, figurë emblematike e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Kelmendi gjatë kryengritjeve më 1911-1912, Malësia e Madhe në vigjilje të ngritjes së flamurit dhe të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar në Vlorë, më 28. XI. 1912, Marrëdhëniet jugosllave-shqiptare dhe çështja e Vermoshit, Vështrim për pushtimin e Plavës e të Gucisë më 1912 dhe për vijimësinë e jetës në robëri deri më 2012, Rozhaja në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, tema këto që përbëjnë një rrugëtim të Kelmendit nëpër shekujt e lavdishëm të historisë së tij. Sokol Paja nga Universiteti Aleksandër Xhuvani Elbasan, solli një kumtesë rreth qendrësës antikomuniste të bërë nga kelmendasit me në krye Prek Calin. Në fushën e folklorit ishin me shumë rëndësi kumtesat e mbajtura nga Prof. Dr. Enver Mehmeti, rreth teksteve folklorike të kelmendasve të vendosur në krahinën e Sremit të Kroacisë, nga Prof. Dr. Agron Xhagolli me temë Malësia e Madhe, vatër e praktikimit të këngëve të kreshnikëve. Apo tema të tilla si Disa dukuri të Eposit të Kreshnikëve në Kelmend, Prof. Dr. Zymer U. Neziri, Prishtinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës me temë Lahutarët e Kelmendit në SHBA, në fondet arkivore të Universitetit të Harvardit etj. Në fushën e etnologjisë Prof. Dr. Mark Tirta referoi rreth Kelmendit në kujtesën e shekujve, në doke, rite e mite, temë tjetër si Disa aspekte të tabusë në doke e zakone të kelmendasve, Prezentimi i veshjes së Rugovës në Muzeun Etnologjik të Pejës, Rituali i lindjes në krahinën e Rugovës, Të dhëna etnohistorike për kelmendasit në Preshevë me rrethinë, Kelmendasit në Zym të Hasit, Komuna e Prizrenit: të dhëna etnohistorike, Kelmendasit-muhaxhirët e Sanxhakut të Nishit të ardhur në Prishtinë me rrethinë: të dhëna etnohistorike, Kelmendasit në krahinën e Drenicës: të dhëna etnohistorike, Kelmendasit në krahinën e Llapushës: të dhëna etnohistorike. Qershia mbi tortë e këtij simpoziumi ishte padyshim shfaqja e dy dokumentarëve të Sahit Kokolli, filmi dokumentar Lahutari i fundit dhe Kelmend Karuni, filmi dokumentar Misteret e xhubletës shqiptare.
Këshilli Organizues i simpoziumit shkencor «Kelmendi në shekuj»:
Ing. Gjeto Dukaj, kryetar, Komuna e Kelmendit, Tamarë; Prof. Dr. Lush Culaj, Instituti Albanologjik i Prishtinës, sekretar shkencor i KO-së; Prof. Dr. Begzad Baliu, Universiteti i Prishtinës; Prof. Dr. Zymer U. Neziri, Prishtinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, përgjegjës i KO-së.
Falenderimi i Kryetarit të Komunës Kelmend, Gjeto Dukaj:
Personalitete të fushave të ndryshme, që kontribuat dhe na nderuat me pjesëmarrjen dhe kumtesat tuaja në mbarëvajtjen e aktivitetit shumë të rëndësishëm simpoziumit “Kelmendi në Shekuj”, dua që t’Ju falenderoj përzemërsisht për vlerën e madhe që i dhatë këtij aktiviteti dhe që ky kontribut do të kujtohet gjithmonë në mënyrë të veçantë nga të gjithë kelmendasit. Nderim dhe respekt për të gjithë Ju, dhe njëherë faleminderit që na nderuat me pjesëmarrjen Tuaj u shpreh në mirënjohjen e tij kryetari i Komunës Kelmend Gjeto Dukaj.
Organizatori prof.dr. Zymer Neziri mbi vlerat e simpoziumit:
Simpoziumi Shkencor Kelmendi në Shekuj sipas bashkorganizatorit dhe udhëheqësit shkencor prof. dr Zymer Neziri doli i suksesshëm përveç të tjerash se është i pari në historinë e lavdishme të Kelmendit brenda dhe jashtë kufijve ku shtrihet treva dhe fisi Kelmendi. Dhashtë Zoti dhe u bëftë shembull edhe për rajonet e tjera përreth, se edhe kështu, e ndoshta vetëm kështu, shkruhet hollësisht e si duhet historia dhe tradita jonë etnokulturore ishte lutja e profesor Nezirit. Në këtë simpozium shkencor pati 30 kumtesa të mira ku o sollën shumë fakte të reja shkencore e kumtesa interesantë që ngjiten natyrshëm në historinë dhe identitetin e Kelmendit e kelmendasve. Krijuam rishtazi numrin 30 në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar që simbolizon 30 kreshnikët tanë, aq shumë të nderuar dhe të kënduar edhe në Kelmend, për bëmat heroike të Mujit e të Halilit dhe për përgjakjet e tyre me ardhësit sllavë në Iliri, që janë pasuar në historinë e re sidomos nga pjesëtarët e fisit Kelmend. Kemi larë një pjesë të borxhit të madh që kemi ndaj Kelmendit të famshëm në historinë e Shqipërisë. Pritja ishte tejet vëllazërore. I kaluam tri ditë atje, që nuk harrohen dot citoi në fjalën e falenderimit Prof.Dr. Zymer Neziri.

Pjesë nga kumtesa: Qëndresa e Kelmendit në vigjilje të vendosjes së regjimit komunist më 1945
Kelmendi ashtu si e gjithë Shqipëria për afro 50 vjet me radhë u përball me një nga diktaturat më të egra dhe çnjerëzore. Shqipëria u kthye në shtetin ku hodhi rrënjët dhe u rrit komunizmi me i egër dhe me i pa mëshirshëm, i cili e izoloi vendin nga bota që po ecte me hapa gjigantë dhe vendin e futi në shtet rrethim. Treva e Kelmendit ka dhënë një shembull të madh lirie. Trimat dhe patriotët liridashës kelmendas nuk kursyen asgjë, as jetën dhe familjen, as pasurinë për tu vetësakrifikuar për liri. Kleriku i njohur At Zef Pllumi në kujtimet e tij të jetës tregon se qëndresa e Kelmendit ndaj pushtuesve shekullor dhe kryesisht ndaj k

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›