E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia e tokës në Sharrë

Nga Marjon Gorica

Një problematik e cila ne ndeshim shpesh dhe nuk është shtjelluar nga askush, është kjo një çështje e cila duhet trajtuar shumë gjatë. Fatkeqësitë janë të shumta, janë gjëra të cilat askush nuk mund të na i ndaloj pasi vetë natyra është e tillë. Ndarja nga jeta e një të afërmi, miku apo dhe një personi të pa njohur është diçka e dhimbshme. Një dhimbje e cila do kohë të shërohet dhe herëherë nuk ka shërim, por teksa ndeshemi me këtë fatkeqësi çdokush ka mjaftë shpenzime për të bërë, shpenzime të mëdha të cilat për një familje të varfër nuk mund të përballohen aspak.
Vendi ku prehen këta njerëz është ai vend i cili tashmë është mjaftë i ditur për të gjithë banorët e Tiranës dhe jo vetëm, varrezat e Sharrës. Vendi në të cilën në raste se të ndodh një fatkeqësi duhet të përballesh me ata tregtarë të cilët të shesin dy metra katror tokë për çmime që askujt nuk i vete në mendje.

Problematika gjithnjë qëndron tek çmimi që duhet të paguaj çdokush për të bërë varrimin e të ndjerit. Mjaftë familje kanë hyrë në borxhe e shumë të tjera nga pa mundësia i kanë dërguar këta të ndjerë nëpër fshatra pasi është e vetmja rrugë të cilën mund të ndjekin pas gjithë kësaj që ndodhë këtu në kryeqytetin shqiptarë. Nuk mjafton arsyeja që çdokush ka një problem por ata persona të cilët qëndrojnë atje dhe janë të punësuar nga bashkia në çdo moment janë pjesë e korrupsionit. Por si mund të bësh korrupsion në një end të tillë? Çfarë janë këta persona të cilët vendosin kushte dhe çdokush nga ne është i detyruar ti përmbush ato? Mos vallë është shteti ynë ky që i vendos këto apo kështu ka ardhur koha e të vepruarit dhe askujt nuk i intereson më për pushtetarët në këtë vend?
për të gjetur një vend në këto varreza mundësitë nëse ke para janë të mëdhaja pasi vetëm ato mbarojnë punë. Përveç dhimbjes për ndarjen nga jeta të personit, familjarët vuajnë edhe për gjetjen e një vendi për ta varrosur, për shkak të mungesës së vendeve.
por nuk është e pamundur kjo pasi mund të ketë zgjidhje të shumta në rast se bie në një marrëveshje me ata tregtarët të cilët qëndrojnë aty. Shpeshherë këta persona kanë zënë rrugicat që bëjnë të mundur kalimin ndërmjet varreve të këtyre personave që prehen aty. Ky fenomen i cili mesa duket nuk do të ketë zgjidhje I ka bërë personat që janë përgjegjës për këtë vend ku prehen këta njerëz të kryeqytetit që me anë të këtij korrupsioni apo të cilin mund ta quajnë dhe vjedhje të bëhen milionerë duke e shtuar pasurinë e tyre përditë. Por kjo është një pasuri e cila vjen nga një tregti tokash shtetërore por që askujt nuk i bie ndërmend. Tregti nga një vend i cili është caktuar për tu prehur njerëzit të cilët humbin jetën në kryeqytet.
Por a funksionon shteti këtu,a ka një forcë vrojtuese dhe vepruese që të shohë se çndodh këtu dhe si duhet të veprohet? Mesa duket askush nuk do tia dijë, shtetit në këtë vend i bie ndërmend vetëm për të patur pushtetin sa më shumë dhe si të marrë ndonjë përfitim nga fondet që jepen.

Po bashkia e Tiranës ku është? Ku është kryetari i bashkisë, a është i informuar për këtë gjendje dhe cili mund të jetë mendimi i tij? Të vazhdohet të vidhet ende apo do të ketë ndonjë rrugë të mesme për të dal nga kjo gjendje? Duke qenë në një fazë që u ndryshuan dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës nga largimi i Ramës i cili nuk bëri asgjë për këtë dhe ardhja e Bashës në krye të këtij institucioni i cili njëkohësisht vazhdon të jetë në të njëjtën gjendje siç ishte dhe ish kryetari i kësaj bashkie, jepen veç premtime, premtime sa për të kaluar radhën e për të marrë votat.
Ja pra ku kantandiset shteti ynë. Nuk merren me ndërgjegjësimin e këtyre personave të cilët vjedhin këta njerëz të cilët kanë fatkeqësi dhe i duhet të vihen në pozitat e hajdutëve që kujdesen për tokat e varrezave të sharrës.
Këta hajdut të cilët një ditë do jenë vetë aty në ato toka duke u prehur, por nuk e dinë që do vij momenti që dhe ata do të paguajnë në raste se vazhdojnë të marrin ryshfete pasi kjo tregti trashëgohet.
Shteti duhet të jetë ai që duhet të reagojë për këtë fenomen ku çdo familje është e nënshtruar dhe e detyruar të paguajë çmime të cilat fillojnë nga 80 mijë lekë të reja ose tani më dhe me euro 800 euro dhe duke arritur deri tek shifra 1500 euro apo dhe 200 mijë lekë të reja për 2 metra vend.
Ja pra Shqipëri se çndodh me ty, ja shqiptarë se ku jemi katandisur, jemi preh e një politike hajdute të cilës duhet që ti vëmë fre. Jemi ne ata të cilët duhet të bëjmë ndërgjegjësimin e tyre pasi në të kundërt do jemi ne ata që do e pësojmë akoma më keq se tani.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›