E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keltisi dirigjon Çilin nga poshtë

Që Keltis Kruja është miku më i mirë i Çilit, në Partinë Demokratike, këtë e dinë të gjithë. Por që ai të mësojë Çilin si të sillet në miting, na e dëshmon kjo foto. Pikërisht kur në skenën e mitingut të 20 shkurtit është ngjitur Kryeministri i vendit, Sali Berisha, Keltisi i ka bërë thirrje Çilit të ngrejë zërin e të bërtasë më fort. Ai ka ndjekur çdo lëvizje të imazhit të ri të Partisë Demokratike dhe i ka qëndruar çdo moment poshtë tribunës, se mos Çili bënte ndonjë gabim apo harronte ndonjë gjë pa thënë (edhe pse në fakt ajo mbante një letër, ku përveç fjalimit i ishin shkruar dhe pauzat, për të lënë njerëzit të thërrisnin).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›