Kembana e reformave ne Rusi Protesta te reja kunder manipulimeve

Rusia ne enigme sa njerez do te dalin kete te shtune 24.12 ne rruge per protesta kunder regjimit 50.000 sa kane lejuar autoritetet apo 40.000 deri 80.000 sa ishin dy jave me pare Me pak apo ndoshta edhe me shume Tendosjet po shtohen ne Moske. Perderisa njerezit ne perendim i gezohen festave te Krishtlindjeve ne Rusi kete te shtune do te dalin ne rruge dhjetera mijera njerez per te kerkuar me shume demokraci dhe per te kundershtuar manipulimet e zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Ne rrjetin social Facebook deri tani pjesemarrjen e kane konfirmuar mbi 30.000 njerez. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Medvedev Ne e kemi kuptuar
shte shume me rendesi qe ne kete proteste te mos jene me pak njerez se para dy javesh shkruan politikani opozitar Ilja Jashin. Protestat e 10 dhjetorit ishin me te medhate ne Moske dhe Rusi ne 10 vitet e fundit. Jashini 28 vjecar nuk ishte ne protesta sepse me pare ishte arrestuar. Tani eshte liruar dhe ka ndermend te dale ne protesta.
Karrota e Medvedevit dhe shkopi i Putinit
Udheheqeja ruse po perdor politiken e karrotes dhe shkopit thote Jashin. Se pari Putini ofendoi pjesemarresit e protestave ndersa Medvedevi me pas premtoi reforma politike thote politikani opozitar. Medvedevi ka premtuar me shume te drejta dhe mundesi per bashkevendosje. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Medvedevi me ska cfare te thote Putini pyetet
Per shembull ne Rusi duhet te rifuten zgjedhjet e guvernatoreve qe jane hequr para shtate vitesh ne kohen e presidentit Vladimir Putin. Nderkohe qe do te thjeshtesohet edhe procedura per kandidaturen ne zgjedhjet presidenciale. Medvedevi ka thene se i ka degjuar kerkesat per ndryshime. Por eshte e paqarte se sa do te realizohen reformat e premtuara.
Dmitri Medvedevi ka premtuar edhe me shume reforma mendon Jens Siegert drejtor i fondacionit Heinrich-Bll ne Moske. Premtimet jane pasoje e protestave te fundit por dyshohet se Medvedevi do ti realizoje premtimet e dhena sepse ditet e tij ne kete post jane te numeruara thote ai.
Edhe Cornelius Ochmann ekspert per Rusine ne fondacionin Bertelsmann eshte skeptik Fjalimi i Medvedevit eshte shume i mire por per fat te keq i vonuar. Sot askush nuk degjon se cfare thote Medvedevi. Te gjithe shikojne drejt Putinit sepse Medvedevi ska me cfare te thote.
Nuk do te kete perseritje te zgjedhjeve
Bilanci i tre javeve te fundit eshte i perzier. shte mbajtur protesta me e madhe ne Rusi por nuk ka asnje sinjal se zgjedhjet e manipuluara mund te perseriten. Komisioni qendror zgjedhor ne Moske ka kumtuar se zgjedhjet jane anuluar vetem ne 21 nga 90.000 vendvotimet ne Rusi qe nuk ka kurrfare domethenie ne rezultatin perfundimtar. Partia e Putinit Rusia e Bashkuar ka fituar rreth 50 te votave qe i siguron shumicen absolute te mandateve. Kete jave u mbajt edhe seanca e pare e parlamentit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dhune po por me pak se me pare
Nderkohe ne Rusi ka nisur lufta per postin e presidentit. Kryeministri Vladimir Putin eshte kandidati i pare per zgjedhjet qe do te mbahen me 4 mars. Edhe ai ka premtuar reforma liberale por vezhguesit kane frike se Putini do te perpiqet te qetesoje gjendjen pa realizuar asnje kerkese serioze. Shumekush ka verejtur se gjendja ne Moske eshte e qete dhe nuk ka pasur ndonje nivel dhune si me pare. Per protestat ka raportuar madje edhe televizioni i cili eshte nen kontrollin e plote te qeverise.
Kremlini shpreson se festat e ardhshme do te ndikojne ne uljen e tensioneve ne vend. Viti i Ri dhe Krishtlindjet ortodokse mund te ndikojne ne zvoglimin e dukshem te numrit te demonstruesve. Nderkohe qe edhe opozita eshte e percare. Ne prag te protestes se dites se shtune jane paraqitur ne opinion disa pergjime telefonatash mes krereve te opozites. Ne to mund te degjohet se si politikani Boris Nemcov shan koleget e tij. Nemcov ka kerkuar falje dhe ka deklaruar se i tere aksioni ka per qellim demtimin e protestave. Ai shpreson se do te ndodhe pikerisht e kunderta.
Autor Roman Goncharenko /Bahri Cani
Redaktoi Lindita Arapi