Nje vit nga pranvera arabe - pritshmeri dhe rezultate

Gamal Mubaraku Saif Al-Islam Al-Gaddafi dhe Ahmed Salehu para 12 muajsh kishin shanse te mira per nje karriere te suksessheme. Si femije te diktatoreve ata kishin shume gjasa te trashegonin pushtetin. Ky ishte edhe qellimi i presidentit te Egjiptit Hosni Mubarak atij te Libise Muammar Al-Gaddafi dhe Jemenit Ali Abdullah Saleh.
Por ja qe erdhi pranvera arabe...
Diktatoret i kishin bere llogari pa qiraxhinjte. Prej fillimit te pranveres arabe kater prej tyre u detyruan te largohen nga pushteti. Keshtu deshtuan edhe shanset per nje karriere te femijeve te tyre. Disa prej tyre madje edhe u vrane.
Modeli i diktaturave republikane i filluar ne vendet arabe ne vitet 50-te dhe 60-te duket se ka deshtuar. Vala e protestave ka perfshire pikerisht ato vende ku diktatoret perpiqeshin te etablojne nje lloj dinastie republikane - ashtu sic ka bere presidenti Hafiz Al-Assad. Djali i tij Bashari ende po ruan pushtetin me te gjitha mjetet ne dispozicion.
Bildunterschrift Pamje nga protestat ne Egjipt
Rrezimi i diktatoreve ka hapur rrugen per zgjedhje te lira dhe demokratike. Demonstruesit kane kerkuar qe populli te vendose se kush do te mbaje pushtetin dhe jo diktatoret. Por jo te gjitha gjerat kane shkuar ashtu si kane dashur demonstruesit. Ne zgjedhjet e Tunizise fituan islamistet e partise Ennahda. Nderkohe qe edhe ne Egjipt duket se do te fitojne islamistet. Demokratet bloggeret femrat moderne dhe pjesetaret e matur te fese islame ende nuk e kane arritur qellimin - te pakten sa i perket kutive zgjedhore.
Deshperimi i demokrateve
Demokratet nuk kane perfituar nga rrezimi dhe dobesimi i regjimeve ne boten arabe thote Guido Steinberg ekspert per Lindjen e Mesme i Fondacionit per Shkence dhe Politike ne Berlin. Nga ndryshimet ne Egjipt dhe Tunizi kane perfituar me shume islamistet. Duket se keshtu do te jete edhe ne Libi dhe Jemen. Shume demokrate jane te deshperuar me keto zhvillime.
Ndertimi i nje demokracie te vertete po calon. Shoqeria pluraliste ende nuk duket ne horizont nderkohe qe problemet e grumbulluara ekonomike dhe sociale nuk jane zgjidhur. Ekonomia e Tunizise ende eshte per toke. Investimet nga bota e jashte kane munguar. shte shtuar numri i te papuneve. Deficiti buxhetor ka arritur permasa shqetesuese. Ndersa ne Jemen dhe Libi gati eshte nderprere nxjerrja dhe prodhimi i naftes.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta ne Markok
Shume te rinj kane ikur nga vendi per shkak te krizes dhe mungeses se perspektives. Nga situata e krijuar po perfitojne ne vecanti Vellezeria Myslimane. Ata me pare kane qene te ndaluar por kane pasur nje infrastrukture te mire. Qe prej dhjetera vitesh ata jane aktiv ne shume ceshtje socialie qe u ka sjelle besimin e popullit. Megjithate kryetari i parlamentit gjerman Norbert Lammert paralajmeron nga nje pesimizem i tepert Nuk duhet te gabojme dhe te mos shohim shanset qe ofrohen.
Monarkite mbeten te stabilizuara
Monarkite arabe kane mbetur deri tani te paprekura me perjashtim te Bahrejnit. Ne Marok dhe Jordani ka pasur protesta kunder korrupsionit dhe per kushte me te mira jete. Por protestat nuk ishin te drejtuara kunder mbreterve dhe nuk kane rrezuar regjimet politike atje. Perkundrazi Mbreti Mohammed VI nga Maroku dhe Abdullahu i Jordanise kane bere reforma dhe ndryshime qeveritare.
Ketu ka luajtur nje rol edhe mbeshtetja mes vete e gjashte monarkive ne kete rajon. Udheheqesja e Arabise Saudite ka ndihmuar mbretin e Bahrejnit jo vetem me mjete ushtarake. Bahrejnit dhe Omanit ajo i ka dhene nga dhjete miliarde dollare ndihma. Nderkohe qe ndihma i ka premtuar edhe Marokut dhe Jordanise.
Protesta te vogla ka pasur edhe ne Oman Arabine Saudite dhe Kuvajt. Por udheheqja e atjeshme ia ka dale qe me para dhe peshqeshe te medha per pupullin te siguroje qetesine sociale. Konflikte me te medha ka pasur vetem ne Bahrejn.
Bildunterschrift Protesta ne BahrejnTe gjitha keto konflikte duket se kane pasur nje jehone te fuqishme ne Siri. Udheheqja e atjeshme politike po lufton me te gjitha mjetet per te shuar protestat. Nga dita ne dite po shtohet edhe frika per mundesine e luftes qytetare mes besimtareve shiite dhe sunite. Sikur edhe ne rastin e Libise mbreterit arabe po mbajne anen e protestuesve. Ata i mbeshtesin protestat me mjete propagandistike permes televizioneve Al Xhazira dhe Al Arabia. Mbreterit e Arabise Saudite dhe Katarit kane luajtur nje rol vendimtar per izolimin politik te Sirise ne Ligen Arabe.
Konfliktet rajonale dhe pasojat
Ne gjithmone kemi menduar se ketu kemi te bejme me nje vale demokratike thote Guido Steinberg dhe shpjegon Por kemi harruar konfliktin dominant ne rajon mes Iranit ne njeren ane dhe kundershtareve te tij politik ne anen tjeter. Me rrezimin e regjimit ne Siri do te rrezohej aleati me i fuqishem i Teheranit zyrtar. Ne qofte se kjo ndodh do te behet e qarte se ne te gjitha keto zhvillime nje rol shume te rendesishem luan konflikti rajonal. Rajoni do te behet me konservator me disa premisa te pluralizmit. Por nuk mendoj se do te behet me pluralist dhe demokratik pohon Guido Steinberg.
Autorin Anne Allmeling/Bahri Cani
Redaktoi Lindita Arapi