E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permase e re e dhunes ne Siri - kush fshihet pas sulmeve vetevrasese

Televizioni shteteror i Sirise tregonte trupa te pajete dhe ngutjen e ekipeve per shpetimin e te plagosurve te premten23.12.. Mund te shiheshin edhe godina te shkaterruara. Televizioni njofton se pervec viktimave civile kishte edhe ushtare te vrare. Sulmet vetevrasese ishin te drejtuara kunder godinave te forcave siriane te sigurise dhe sherbimit sekret ne kryeqytet. Perfaqesues te qeverise thone se pergjegjesine per keto sulme e mban rrjeti terrorist Al Kaida.

Deshmitaret okulare njoftojne se shperthimet ne Damask kane qene shume te fuqishme dhe jane degjuar ne tere qytetin. Forcat e sigurise kane bllokuar rruget rreth vendit te ngjarjes. Shume persona jane arrestuar.

Sulmet i pergjigjen regjimit Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kush qendron pas sulmeve - regjimi apo rrjetet terroriste

Sulmet me bomba ndodhen ne kohen kur ne Damask po qendron nje paramision i Liges Arabe per pergatitjen e misionit te vezhguesve. Prej fillimit te protestave kunder regjimit autoritar te presidentit Baschar al Assad ne mars te ketij viti Siria ka akuzuar shpesh grupet terroriste dhe bandat e krimineleve per trazira ne vend.

Kristin Hellberg e cila per vite te tera ka raportuar nga Damasku per Deutsche Wellen dhe media e tjera gjermane thote se eshte e mundur qe pas ketyre sulmeve te qendroje vete regjimi i Assadit. Ajo qe po ndodh tani eshte pikerisht ajo qe regjimi do tua paraqese vezhguesve se regjimi po lufton kunder terrorizmit ne rritje. Pas atyre qe kemi pare muajt e kaluar ketij regjimi nuk mund ti besohet asgje. Pas nenshkrimit te marreveshjes paqesore me Ligen Arabe nga e hena 19.12. ka shperthyer nje vale e re dhune me mbi 250 te vrare pohon ajo.

Hellberg ka pershtypjen se regjimi ka shfrytezuar javet e kaluara per te forcuar aksionet kunder demonstruesve dhe aktivisteve nga Armata e lire e Sirise. Kombet e Bashkuara njofojne se prej fillimit te protestave ne Siri jane vrare mbi 5.000 njerez. Dyshohet se numri i viktimave gjate javeve dhe muajve te ardhshem do te rritet.

Frika nga lufta e gjate qytetare Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dhuna e forcave te sigurise nuk ka te ndalur

Avi Primor ish-ambasador i Izraelit ne Gjermani pohon se ne Siri mund te shpertheje nje lufte e gjate dhe e pergjakshme qytetare. Ai thote se numri i mbeshtetesve te Assadit eshte i madh Nje pjese e madhe e popullates siriane e mbeshtet presidentin. Ka shume minoritete ne Siri te cilat qendrojne pas Assadit.

Shkallezimi me i ri i dhunes mund te kete efekte shtese tek minoritetet apo te krishteret. Ndaj eshte e mundur qe ato te me shume te mbeshtesin Assadin. Nderkohe qe njerezit ne Siri jane duke vuajtur dhe pasojat e sanksioneve te vendosura nga amerikanet edhe evropianet. Njerezit nuk kane ngrohje. Pjeserisht as ne Damask nuk ka energji elektrike e te mos flasim per qytetet tjera thote Kristin Hellberg.

Kjo pakenaqesi i shkon ne favor regjimit sepse ai e ben pergjegjes faktorin nderkombetar per gjendjen. Kjo strategji jep fryte tek shume siriane te pavendosur. Ne kete menyre ata vendosin te mbajne anen e Assadit shpjegon Hellberg.

Autor Thomas Kohlmann/Bahri Cani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›