E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Sigurimit denon atentatet vetevrasese ne Damask

Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara ka denuar me force sulmet vetevrasese ne kryeqytetin sirian Damask. Instanca me e larte e OKB-se u shprehu ngushellimet familjeve te viktimave dhe popullit sirian. Ne sulmet e se premtes humben jeten rreth 45 vete dhe u plagosen me shume se 160. Por 15 shtetet anetare te Keshillit te Sigurimit serish nuk rane dakord per perpilimin e nje rezolute kunder dhunes ne Siri. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon i beri thirrje regjimit te presidentit Bashar al-Asad te zbatoje pa vonese planin e aksionit te Liges Arabe. Vezhguesit e Liges Arabe do te kontrollojne nga e hena nese qeveria sic ka premtuar do te terheqe trupat e saj dhe do te ndaloje dhunen kunder opozitareve. Liga Arabe ka derguar fillimisht 50 vezhgues ne Siri. Deri tani kryeqyteti i vendit i kishte shpetuar akteve te dhunes te cilat kane perfshire pjesen qendrore dhe veriore te vendit.

Siria ia ngarkoi pergjegjesine per sulmet ndaj Drejtorise se Pergjithshme te Sigurise dhe nje dege tjeter te sherbimeve te fshehta organizates terroriste al Kaida. Nga ana tjeter Komisioni i Pergjithshem i Revolucionit Sirian deklaroi se sulmet ishin nje prodhim i qeverise siriane per te perligjur dhunen brutale ndaj protestuesve. Bie ne sy fakti qe ngushellimet Keshilli i Sigurimit nuk ia drejtoi si zakonisht qeverise se vendit te prekur. Propozimi i Rusise per nje deklarate ne te cilen kerkohej permbajtje maksimale si nga qeveria ashtu edhe nga opozita nuk u pranua. Edhe projektrezoluta e hartuar prej Rusise u gjykua si e pamjaftueshme nga i ngarkuari i Gjermanise ne Kombet e Bashkuara Peter Wittig sepse ajo nuk bente fjale per sanksione.

Autor Elert Ajazaj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›