E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet çmimi i karburanteve

Çmimi i tregut të karburanteve në Shqipëri është ngritur ndjeshëm kohët e fundit, rritja më e madhe e çmimeve të tyre vërehet te ai i benzinës i cili për muajin maj u ngrit me 2.5% dhe po vazhdon që të ndjekë një tendencë rritëse edhe për këtë muaj. Nafta eurodiesel dhe bludiesel që është naftë e cilësisë më të mirë është rritur përgjithësisht me 10 lekë për litër. Sipas ekspertëve por edhe tregëtarëve të saj, kjo ngritje vjen si pasojë e rritjes së çmimit të fuçisë së naftës në burësn ndërkombëtare e cila kohët e fundit ka arritur në vlerat e rreth 70 $ për fuçi. Si rezultat i efekteve të krizës ekonomike ndërkombëtare çmimi i naftës në bursa ra ndjeshëm, dhe në janar të këtij vitit ajo shënoi një rënie record për vitet e fundit duke u shitur mesatarisht me 40$ për fuçi. Kohët e fundit duke u ndikuar edhe nga efektet sezonale të cilat janë rritja e kërkesës por edhe nga stabilizimi i disa prej industrive botërore çmimi injë fuçie naftë në bursa shitet menjë shifër më të lartë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me çmimin e benzinës, gjatë ditëve të fundit edhe çmimi in saj është rritur më shumë se ai i naftës, gjë e cila ka ndodhur për herë të parë pas një viti, pikërisht si rezultat i rritjes së saj në bursa. Para dy muajsh çmimi i një toni benzinë varionte nga 400 - 410 $ për ton, ndërkohë që javët e fundit ai varion nga 500 deri në 510 $ për ton. Edhe për çmimin e benzinës specialistët mendojnë se ka të bëjë me efektet sezonale duke mos e quajtur një anomali. Sezoni veror historikisht ka rritur kërkesën për benzinë duke bërë që edhe oferta të ulet dhe të rritet çmimi. Ka disa kohë që pas një stabiliteti të habitshëm tregu i hidrokarbureve në Shqipëri përsëri po pëson lëvizje të shpeshta, ku kohët e fundit po reflektohet i brishtë si rezultat i lëkundjes së tij në bursa. Në pikat e karbuarnteve në Shqipëri nafta eurodiesel, cilësi bashkëkohore shitet me rreth 120 lekë për litër, cilësia e parë bludiesel me 125 lekë për litër, ndërsa benzina mesatrisht gjendet në tregun e vendit me 128 lekë për litër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›