E Diel, 1 Nëntor 2026

Këmbimi valutor, leku vazhdon të mbetet i qëndrueshëm

Leku vazhdon të qëndrojë i fortë përball euros. Pasi ka humbur pikë kundrejt euros ditët e fundit leku përsëri është rivlerësuar. Kështu një euro është blerë sot në tregun e këmbimit valutor me rreth 136 lekë dhe është shitur me 137 lekë. Lëkundjet e vlerës së lekut dhe të euros po vihen re shumë këto javët e fundit. Ulja e fundit e euros u shpjegua prej specialistëve me faktin se shkëmbimet monetare po realizoheshin tashmë dhe në monedhën vendase. Megjithatë nga të gjitha këto lëkundje vihet re se leku vazhdon të jetë i qëndrueshëm. Një ulje me rreth dy pikë kundrejt lekut shqiptar ka pësuar edhe dollari. Kështu në tregun e këmbimit valutor një dollar është blerë me 92 lekë ndërkohë që vetëm dy ditë më parë është shkëmbyer me 93 lekë. Specialistët e shpjegojnë qëndrueshmërinë e lekut kundrejt euros dhe me faktin e rritjes së besimit të publikut në sistemin bankar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›