E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, policia sekuestron 16 kg heroinë

Policia maqedonase, në një operacion anti-drogë të kryer në lagjen Çair të Shkupit ka sekuestruar 16 kilogramë heroinë të pastër, si dhe ka arrestuar 4 persona.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar me emrin "Bosfor" janë tre shtetas maqedonas dhe një turk
Sipas burimeve, droga kishte si destinacion Kosovën dhe në treg do të kapte shifrën e 170 mijë eurove, ose 700 mijë eurove nëse do të shitej me gramë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›