"Kemi ardhur per te ndertuar, jo per te rrembyer prona"
Humbjet e firmes "Riviera" jane kolosale si pasoje e pengeses se krijuar nga banoret e Nivices. Ne zone qendrojne prej dy javesh 30 punonjes, mes te cileve edhe te huaj. Po keshtu edhe 15 police private qe do te ndjekin punimet dhe pergjigjen per sigurine. I pyetur nga "KJ", Sihat Ramadanaj, nenkontraktor i firmes "Riviera", shpjegon se jane detyruar te shperngulen 100 km larg dhe presin te fillojne nga ndertimi i fshatit te ri turistik, i cili do te mbaroje deri ne vitin 2012. "Ne jemi per te punuar. Kemi dokumente te rregullta dhe te miratuara. Jemi pertej cdo limiti kohor, por me sa duket do te qendrojme ende ne pritje te fillimit te punes. Nuk duam te krijojme asnje sherr me niviciotet. Ata problemin le ta zgjidhin me gjyq dhe me ligj", thote ai. Ndersa inxhinieri i firmes "Riviera", Luftar Lika, sqaron se, "shpenzimet ditore te firmes jane disa milioneshe". "Ne jemi te ligjshem dhe nuk vijme ketu as per te shmangur niviciotet, as per te shpronesuar ata. Sa per pronen, kete ta zgjidh drejtesia. Ne nuk vijme per te rrembyer prona, po per te ndertuar", shprehet Lika.
Furgona te shumte me police qendrojne ne Gryken e Brodanit. Policia pothuajse eshte neutrale dhe qendron ne mes te dy paleve, pa nderhyre. Ka pese vjet qe askush nuk ka hyre ne Kakaome nga firma e ndertimit. Po kaq vjet qe edhe nuk jane terhequr nga qellimi per ndertimin e fshatit te ri turistik.
Nje tubim do te zhvillohet mengjesin e sotem, rreth ores 10:00 ne zonen e Kakomese, ku pritet te marrin pjese shume banore te zones dhe te ftuar. Kryekomunari Kumi, shprehet se do te kete edhe politikane te ftuar nga Tirana dhe media te ndryshme, per te sqaruar te verteten per fshatin turistik.