Rama, kryetari i Komisionit per Evropen Juglindore i IS
Kryetari i PS, Edi Rama ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Internacionales Socialiste, eshte zgjedhur kryetari i Komisionit per Evropen Juglindore te Internacionales Socialiste, detyre te cilen ai e ka pranuar. "Kjo detyre i eshte ngarkuar z. Rama pas nje pervoje tejet pozitive ne drejtim te Partise Socialiste duke sjelle risi, ne te majten evropiane, sic eshte rasti i aplikimit me sukses te parimit nje anetare nje vote, dihet qe z. Rama eshte zgjedhur permes ketij parimi duke e hapur partine drejt shoqerise civile, duke ofruar mjaft te rinj dhe duke percaktuar kuota, dhe jo vetem per perfaqesimin e grave, por edhe per perfaqesimin e te rinjve", tha dje sekretarja e marredhenieve nderkombetare ne PS, Arta Dade. Sipas saj, kreu socialist eshte vleresuar per ne vizion bashkekohor dhe modern ne politiken shqiptare, ku ka ofruar modele larg konfliktualitetit, i cili ka qene i pranishem per nje periudhe te gjate dhe ka demtuar interesat madhore te vendit. Sipas saj, Rama ka aplikuar politiken e konsensusit per reformat madhore, te cilat i kalojne kufijte partiak, por gjithashtu duke punuar dhe duke sjell risi edhe ne hartimin e platformave politike, apo elektorale, sic eshte rasti i dialogut me Shqiperine, qe eshte e mirepritur dhe e vleresuar nga ana e partnereve tane evropiane. "Rama mbetet nje partner dinjitoz i te majtes evropiane dhe IS, edhe per risite qe ka sjelle, por dhe per vizionin qe ai ka. Ai ka ardhur ne politike ne krye te PS, si nje kryebashkiak i vitit ne bote vleresuar ne 2004, dhe vjen me karta shume te forta qeverisese", tha Dade.