E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhja e makinave, nje ne pranga

Durres- Policia e Durresit ka zbuluar nje grup qe vidhte makina dhe me pas i shiste per pjese kembimi ne servise. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan ne flagrance 22-vjecarin Armand Qazimi, banues ne lagjen nr. 14, Shkozet, si autor te vjedhjes se nje automjeti tip "Benz", me targa DR6516B, i parkuar para Pallatit te Sportit, Durres dhe ne pronesi te Ferhat C. Ka qene pikerisht pronari i makines qe ka telefonuar ne komisariat per ngjarjen, kurse grupet e gatshme ndalua te dyshuarin ne arrati, afer lagjen nr. 18. Burime zyrtare shpjeguan se Qazimi dyshohet edhe per dy vjedhje te tjera makinash mengjesin e djeshem, ne lagjen nr. 18, te nje mjeti me targa DR1863C ne pronesi te Ilirjan K., dhe disa ore me pas ne lagjen nr. 5, te nje autoveture "Benz" me targa DR 7774 D, ne pronesi te Arben H. Agjentet dyshojne per ekzistencen e nje grupi te organizuar, ndersa mjetet mendohet se cmontoheshin ne zonen e Kamzes ne kryeqytet.

Enkelejda Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›