“Kemi bërë 5 muaj protestë paqësore, nuk i mjaftoi”- I riu i drejtohet forcave të policisë: Ju lutem ta heqim Edi Ramën! Hidhini kapelet
Një i ri, 16-vjeçar i cili ka dalë në protestën para ministrisë së Arsimit, iu drejtua forcave të policisë që t’i bashkohen edhe ata tubimeve.
Ai i tha policëve që ti hedhin kapelet, ndërsa iu lut që ta heqin Edi Ramën nga pushteti.
Po ashtu, 16 vjeçari kërkoi nga uniformat blu që të mos ushtrojnë dhunë.
“Ka nëna nëpër shtëpia që i presin. Nuk jemi kriminelë, jemi të rinj që kërkojmë një të ardhme më të mirë. Hiqeni Edi Ramën ju lutem. Ju lutem njërit prej jush hiqeni kapalen. Nuk duam të na rrahin. Kemi bërë 5 muaj proteste paqësore, nuk i mjaftoi”, tha ndër të tjera i riu.
Më tej i riu tha “Nuk jam dhunuar unë, por shokët e mi. Janë arrestuar ata. Janë mbajtur më shumë seç duhet në rajon, janë pyetur, janë të mitur. Prindërit nuk ishin dakord që të dilja. U thashë: ‘Dua të protestoj për të ardhmen time’. I thashë: ‘Do të dal dhe dua një të ardhme më të mirë”.