Ademi: Nuk nevojitet një marrëveshje e re e Ohrit
Përkundrazi, të gjithë duhet ta përkrahin zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, i cili i dha fund një konflikti të brendshëm, e cila ka garanci ndërkombëtare dhe e ka hapur rrugën e vendit për anëtarësim në NATO dhe BE, ka thënë zëvendëskryeministri i Maqedonisë i angazhuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, Abdilaqim Ademi, në një intervistë për agjencinë MIA me rastin e tetëvjetorit të nënshkrimit të saj.
Pohimet e PDSH-së, e cila është një prej nënshkrueseve të marrëveshjes, se ai është tejkaluar dhe se Maqedonisë i nevojitet definim i ri i marrëdhënieve midis maqedonasve dhe shqiptarëve, për Ademin janë të pabaza dhe tentim për mbledhjen e pikëve politike. Ngecje në zbatimin e saj, pohon, ka pasur pikërisht në kohën kur PDSH-ja ishte në pushtet.
"Duhet të theksoj se stagnim i caktuar në zbatimin vërehej nga viti 2006 kur partner i koalcionit në pushtet ishte pikërisht PDSH-ja, e cila e frenonte implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në atë kohë nuk dëgjuam se gjërat nuk shkojnë siç duhet. Do të thotë bëhet fjalë për sjellje opozitare, pra edhe ndaj kësaj çështjeje që të përfitohet ndonjë pikë politike. Mendoj se nuk ka nevojë për marrëveshje të re", tha Ademi.
Ai theksoi se marrëveshja nuk është pronë e asnjë partie politike, por dokument i cili është i rëndësishëm për ardhmërinë e vendit. "Marrëveshja e Ohrit është ardhmëria e Republikës së Maqedonisë dhe për këtë shkak të gjithë faktorët duhet të kontribuojnë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, duke përfshirë edhe të gjitha partitë politike, sepse Marrëveshja e Ohrit e hapë rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian", shtoi Ademi.
Sipas tij, deri më tani është bërë punë e madhe për zbatimin e saj, por duhet të punohet edhe në të ardhmen me qëllim që ajo t'i japë rezultatet e pritura. "Nuk dëshiroj të akuzoj askënd se pse nuk është bërë më shumë, por mund të them se qeveria aktuale ka vullnet ta zbatojë këtë marrëveshje paqësore. Ky është një prej prioriteteve të këtij koalicioni qeveritar", deklaroi Ademi.
Zëvendëskryeministri i angazhuar për Marrëveshjen e Ohrit thekson se një pjesë e madhe e ligjeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit janë realizuar, por duhet më shumë të punohet tani për zbatimin e tyre në praktikë. "Këtu është edhe ligji për gjuhët, procesi i decentralizimit, si një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. Duhet të vazhdohet me përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë... Ajo që është me rëndësi për të gjithë ne është mbisundimi i frymës së Marrëveshjes", theksoi Ademi.
START/MIA