Dimitrov: Maqedonia vuan nga kriza e identitetit
"Ka qenë një ligj unik, i cili të qenit bullgar e përshkruante si vepër penale, dhe ju mund të merrnit 3 deri në 5 vjet burg. Një ligj i tillë më nuk ekziston, por bullgarët vazhdojnë të ndiqen në të gjitha mënyrat e mundshme. Kjo është një përpjekje për të ndaluar procesin e ri-bullgarizimit", deklaroi Dimitrov.
Dimitrov ka komentuar gjithashtu rastin e burgosjes së shtetases bullgare në Maqedoni, Spaska Mitrova. "Me raste të tilla Maqedonia është duke u përpjekur për të kaluar problemet e saja, krizën e identitetit të saj në Bullgari, Greqi, dhe Shqipëri. Natyrisht, ne nuk mund të pajtohemi me këtë", shtoi ai.
Ai deklaroi se do të bëjë çdo gjë të mundshme për të dërguar mjekë bullgarë për të shqyrtuar gjendjen shëndetësore të Spaska Mitrovës, e cila sipas informacioneve të ditëve të fundit nuk është mirë me shëndetin.
"Ky rast është para së gjithash humanitarë, pastaj juridik. Unë mendoj se pavarësisht nga gjendja e keqe mjekësore e Mitrovës, Maqedonia do të vazhdojë ta mbaj në burg, vetëm për të treguar se si është e vendosur për të mbrojtur interesat e saj kombëtare", tha Dimitrov.
Ministri bullgar ka deklaruar se politikanë bullgarë kanë filluan dobësojnë vendosmërinë e tyre për të ndihmuar pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO.
start/ina