Kënga “Nan” nis rrugëtimin drejt “Eurosong” në Vjenë

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Ambasada austriake dhe RTSH organizuan një ceremoni të veçantë për këngën shqiptare “Nan”, e cila nis rrugëtimin drejt Vjenës.
“Nan” e këngëtarit Alis Kallaci do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 70-të të Eurosong, i cili do të zhvillohet në Austri. Përpara nisjes së turneut, në hollin e RTSH-së, u zhvillua një ceremoni e veçantë për delegacionin shqiptar që shkon drejt një prej eventeve muzikore më të rëndësishme evropiane. Në këtë ceremoni mori pjesë ambasadorja austriake, Monika Zach, e cila u prit nga drejtoresha e përgjithshme e RTSH-së, Eni Vasili.
Ndërsa shprehu të gjithë mbështetjen e saj dhe të institucionit që drejton, drejtoresha e RTSH-së u shpreh entuziaste për këtë fazë kaq të rëndësishme, duke thënë se kënga “Nan” do të ketë me vete zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Alis Kallaci ishte fituesi i edicionit të 64-t të këngës në RTSH. Ai do të interpretojë i 13-ti në gjysmëfinalen që do të zhvillohet në Vjenë, më 14 maj.
Dhjetë vendet më të mira nga gjysmëfinalet pritet të kalojnë në finalen e madhe që do të zhvillohet me datë 16 maj.
1 nga 7/j.p/r.e/