E Diel, 1 Nëntor 2026

AMF dhe BEI bashkëpunojnë për udhëzuesin kombëtar për investimet e gjelbra

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali zhvilloi sot një takim me përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI).

Në takimin me ekspertë të Bankës Evropiane të Investimeve, kryesuar nga Alessandro de Concini, përfaqësues i këtij institucioni në Shqipëri, në fokus ishte avancimi i financave të qëndrueshme dhe progresi në hartimin e taksonomisë kombëtare të gjelbër, qe po mbështetet si pjesë e programit për përshpejtimin e rimëkëmbjes së gjelbër dhe integrimin në BE.

Gjatë takimit, Xhemali vlerësoi mbështetjen që Banka Evropiane e Investimeve po jep në procesin e hartimit të taksonomisë kombëtare për financa të qëndrueshme dhe të gjelbra, një iniciativë kyçe që njëkohësisht në përmbushjen e detyrimeve në kuadër të Kapitullit 9 “Shërbimet Financiare”, nën drejtimin e Autoritetit.

Në takim u trajtuan gjithashtu prioritetet e Autoritetit në kuadër të agjendës së përafrimit me acquis të Bashkimit Evropian, si dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit me Bankën Evropiane të Investimeve.

Në këtë kontekst, AMF vlerëson se roli i Bankës Evropiane të Investimeve mbetet thelbësor si një partner strategjik që ofron jo vetëm mbështetje financiare, por edhe ekspertizë teknike, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e financave të qëndrueshme, përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

1 nga 2

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›