Kënga e parë rome në Eurosong

Për herë të parë në historinë 58-të vjeçare të Eurovizionit, një këngë pjesërisht do të jetë e kënduar në gjuhën rome nga Esma Rexhepova, e cila do të garojë për Maqedoninë.
Pjesa e kompozimit maqedonas me titull "Para se të agojë", të cilën Esma në Malmoe do ta këndojë në gjuhën rome, është ndjekur me publicitet të madh nga media suedeze.
Shumë romë në Malmoe janë të kënaqur dhe krenarë për shkak të pjesëmarrjes së këngës së Esmasë në gjuhën rome.
"Jam i befasuar. Jo vetëm për atë që ajo është rome, por sepse edhe këndon në gjuhën rome, ndërkohë që asnjëherë më parë nuk është dëgjuar diçka e tillë", thotë një rom për radion kombëtare suedeze.
Gazeta suedeze "Sidsvenskan" shkruan se ''lagjja e Shkupit ''Shuto Orizarë'', prej nga vjen Esma Rexhepova, është lagjja më e madhe rome në Evropë. Maqedonia ishte vendi i parë që u dha të drejta romëve, të drejta të cilat, si shembull i vetëm në botë, janë garantuar edhe në Kushtetutë''.
"Të gjitha vendet do të duhet ta ndjekin edhe modelin e Maqedonisë dhe t'ju japin romëve të drejta të njëjta siç ka bërë Maqedonia", transmeton BW te kete thenë Esma Rexhepova. /Indeksonline/