Shakira le 'The Voice' për familjen

Shakira ka lenë programin amerikan 'The Voice' për të mirën e familjes. Carson Daly, pjesëtar i programit të talentëve, konfirmoi se Christina Aguilera do të kthehet si juri, ndërsa Shakira nuk do të kthehet në skenat e programit.
Mamaja e foshnjes 4 muajshe me Gerard Pique, ka vendosur t'i përkushtohet të paktën për pak kohë jetës familjare dhe të tërhiqet nga programi pas nje sezoni të vetëm.
Nuk perjashtohet mundësia se mund të rikthehet më vonë, por për momentin do të përqendrohet në jetën personale dhe muzikore.
Ylli tha per UsMagazine.com, se nuk është në gjendje të vazhdojë sezonin e ardhshëm sepse duhet te mendojë për jetën si nënë dhe të kthehet në studion e regjistrimit për të perfunduar albumin, me të cilin ka filluar që përpara se te mbetej shtatzanë./Indeksonline/