E Diel, 1 Nëntor 2026

Promovohen fjalorët historikë të Shqipërisë dhe Kosovës

Promovohen fjalorët historikë të Shqipërisë dhe Kosovës të albanologut, studiuesit dhe përkthyesit kanadez, Robert Elsie. Ceremonia e  promovimit është zhvilluar në ambjentet e Ministrisë së Jashtme ku ka marrë pjesë edhe vetë autori i dy librave.
 

Në fjalën e tij ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto vlerësoi dy fjalorët e albanologut Elsie si shumë të rëndësishëm për kulturën shqiptare. Ai ka theksuar se profesor Elsie ka sjellë vepra të jashtëzakonshme dhe këtë e ka bërë me një dashuri të veçantë. Sipas tij kontributi i tij është një gur themeli për ta vazhduar më tej traditën për të promovuar kulturën shqiptare. Ai ka shtuar se dy librat e albanologut Elsie do të vendosen në piedestralin e veprave historike shqiptare.
 

Ndërsa vetë autori i librit ka theksuar se të dyja libra edhe pse janë cilësuar si fjalor janë më shumë enciklopedi ku studentët e huaj mund të kërkojnë informacion për të dyja vendet. Ai ka theksuar se ka një mori librash të mbushura me kritika, qëllime të ndryshme me pjesë nga historia e të dyja vendet por ka shumë pak libra me të dhëna të sakta dhe kjo sipas tij është një mungesë kolosale për zhvillimin e kulturës shqiptare.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›