E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin Bogdani, Çezena flet shqip

Çezena e re do të flasë shqip. Kështu shkruan sajti italian “RomangaNoi.it”. “Dashi i ajrit”, siç e përshkruajnë mediat italiane sulmuesin gjigant shqiptar, nuk pati sezone të shkëlqyera në dy vitet e fundit, por ai do të jetë një përforcim i dobishëm për trajnerin Fikadenti. Në sezonin 2004-2005, me Fikadentin në bankinën e Veronës, Bogdani bëri sezonin e tij më të mirë në karrierën e tij në Itali, duke shënuar 18 gola në 38 takime në Serinë B. Te Çezena në sezonin 2002-2003 ka luajtur edhe Florjan Myrtaj, autor i 12 golave kur skuadra italiane ndodhej në Serinë C.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 21 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›