E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngët e Bregoviçit dhe 'këmborët' e Fazliçit

Sejmen Gjokoli

Kanë kaluar disa vite nga koha kur këngëtarit boshnjak  Goran Bregoviçit ju akordua  nga ish kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, çelësi i kryeqytetit,  një gjest simbolik ky, në nderim të  njerëzve të shquar në fusha të ndryshme të jetës kulturore, shoqërore  apo shkencore. Siç është edhe ky  këngëtar i shquar jo vetëm në interpretime por edhe në krijimtarinë e  gjerë muzikore, i njohur botërisht për  performancën e tij të jashtëzakonshme. Në fakt, prej at’here, s’kanë  rreshtur anatemimet dhe akuzat e  megafonëve të PD ndaj zotit Rama se thua na qënka bërë nami e  na paska nderuar një njeri që me  këngën e tij i ka dhënë zemër Milosheviçit, çetnikëve serbë e genocidit në Kosovë. E kishim harruar ca kohë këtë  akuzë por u desh vizita e Kryeministrit të ri të Shqipërisë në  Kosovë që ta dëgjojmë përsëri  e ndonse përsëri me mendjen e Berishës të artikuluar me  gurmazin e deputetit Bogdani. Vetëm drejtuesit e kësaj force  politike të sapondëshkuar rëndë  nga populli vazhdojnë ta trajtojnë popullin si pa memorje e pa  vetëdije. Dhe, nëse dikush duhet të  heshti për këtë fakt të pakundërshtueshëm si dhe për sjellje të  tjera në raport me luftën e Kosovës  e luftëtarët e saj ky duhet të jetë  lidershipi i vjetër dhe i ri i Partisë  Demokratike. Po ndërsa dëgjoj që  zëdhënësat e opozitës së re të vendit anatemojnë Ramën për mirësjelljen ndaj një këngëtari si Bregoviç më fanepset menjëherë një  tjetër patriot i këngëtarit, Damir  Fazlliç. Kënga e Bregoviçit s’është  gjë fare përpara “këmborëve” të  Fazlliçit, një mik e bashkëpuntor  me bashkëpuntorët e Milosheviçit  i cili pasi bëri e ç’nuk bëri në këtë  tokën shqiptare “një euroshe” kul- min e arriti kur ju desh të drejtojë  edhe mbledhje qeverie. Kësaj i thonë; ku Bregoviçi e ku Fazlliçi e po të  zgjatemi dhe një çikë, ku embargoja  e thyer për furnizimin e tankeve të  Milosheviçit. 


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›