E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngëtaret VIP zbulojnë të brendshmet!

Disa këngëtare shqiptare guxojnë të flasin edhe për veshjet e tyre intime, duke zbuluar modelet dhe ngjyrat e preferuara

Për shumë femra të njohura shqiptare, tendenca ka depërtuar më thellë seç e kishim imagjinuar, pikërisht aty ku syri kritik i çdo njeriu e ka vështirë të pikasë diçka. Nuk bëhet fjalë për fustane firmato, as për orë apo çanta të fjalës së fundit të modës, por për kompletet intimo që mbajnë veshur disa prej bukurosheve tona. Të rehatshme, në materiale prej pambuku, mikrofibra ose tyl, koleksionet më të fundit të lingerive kanë bërë për vete shumë prej këngëtareve më të suksesshme për momentin. Pa më të voglin ngurrim ato preferojnë të flasin edhe për aspektin më intim të imazhit të tyre, që me fanatizëm përpiqen ta ruajnë gjatë daljeve të tyre publike. Sa i përket Zajmina Vasjarit, ajo e ka gati të pamundur të dalë nga vetja. Çdo gjë që rrethon jetën e vajzës seksi, mban vulën e firmave më prestigjioze të botës, dhe përjashtim nga rregulli nuk mund të bëjnë kurrsesi të brendshmet që ajo vesh. Për të mos thënë që është e fiksuar, në shtëpinë e këngëtares mund të gjesh mbi 30 modele lingerish të blera brenda dhe jashtë vendit. “Marka ime e preferuar është “Calvin Klein”, por edhe “Victoria’s Secret”. Disponoj shumë të tilla, pasi mania ime është që të mos mbaj veshur për një kohë të gjatë një komplet të vetëm. Shpesh bëj edhe blerje online dhe porosia më vjen pas dy javësh. Më tërheqin shumë modelet sensuale, tip perizomash, ndërsa ato më të thjeshtat i mbaj në daljet e përditshme. Për këtë pjesë të imazhit tim shpenzoj vërtet shumë para. Ngjyra ime e preferuar është e zeza dhe roza”, pohon për gazetën “Korrieri” Zajmina. Dëshira për t’u dukur sa më e bukur dhe seksi, i shtyn shumë stilistë të huaj që të propozojnë për çdo sezon modele të reja lingerish, që të mahnisin që në momentin e parë kur i shikon. Lingeri tejet sensuale mund të gjesh edhe në sirtarët e këngëtares së suksesshme Elvana Gjata. Pasi informohet online për tendencat më të fundit të tyre, ajo nuk ngurron që të blejë disa të tilla me kartën e saj të kreditit. Ngjyrat e preferuara për Elvanën janë e bardha dhe roza, që e bëjnë të duket sa më origjinale në çdo situatë ku ajo ndodhet. “Blerjet më të shpeshta i bëj përmes internetit dhe siti ku unë klikoj më shpesh është ai “Victoria’s Secret”. Shpeshherë shfrytëzoj udhëtimet e mia jashtë vendit, për të blerë të tjera modele që i shtohen koleksionit tim. Çdo gjë që ka lidhje me modën është e rëndësishme për mua dhe veshjet intime nuk bëjnë përjashtim nga ky rregull”, thotë me bindje këngëtarja. Sensualiteti dhe provokimi përmes të brendshmeve është tashmë një sfidë e hapur edhe për Çiljeta Xhilagën. Imazhit të saj seksi nuk mund të mos i shtohen edhe veshjet intime të hatashme, që janë kryefjala e zgjedhjeve të saj për të qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Materialet e mëndafshta janë të vetmit lloje që ekzistojnë në koleksionet e saj, ndërsa ngjyra që e bën për vete Çilin është e zeza. “Preferoj shumë markën italiane “Lormar” dhe blej shumë modele këtu në Tiranë, pasi këtu ka dyqane me ekskluzivitetin e kësaj firme lingerish. Thuajse çdo sezon blej modele të fundit, që kushtojnë deri në 50 euro dhe kur produkti është diçka që më pëlqen, nuk pendohem për paratë e shpenzuara”, shton Çiljeta Xhilaga. Ndërsa këngëtarja kosovare Zanfina Ismaili tregohet më “dorëlëshuar” në momentin që shpenzon para për veshjet intime. “Chantelle”, “Emamo”, si dhe “Victoria’s Secret” janë tri markat e përhershme që ajo zgjedh, ndërsa nuk heq dorë nga ngjyra rozë. “Edhe kur lindin foshnjat, ngjyra pink simbolizon ato, por besoj se një veshje është më e rehatshme kur vjen në përputhje me karakterin dhe energjinë e njeriut. Unë kam shumë modele veshjesh intime, pasi jam vërtet e fiksuar pas tyre”, përfundon Ismaili.

“Marka ime e preferuar është “Calvin Klein”, por edhe “Victoria’s Secret”. Disponoj shumë të tilla, pasi mania ime është që të mos mbajë veshur për një kohë të gjatë një komplet të vetëm. Shpesh bëj edhe blerje online dhe porosia më vjen pas dy javësh. Më tërheqin shumë modelet sensuale, tip perizomash, ndërsa ato më të thjeshtat i mbaj në daljet e përditshme. Për këtë pjesë të imazhit tim shpenzoj vërtet shumë. Ngjyra ime e preferuar është e zeza dhe roza”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›