E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kengetari Riki Braun me albunmin Sings with Strings

Vite me pare askush nuk do te parashikonte se trumpetieri i muzikes xhez Riki Braun mund te kendonte. Para se te fillonte karieren e tij solo Ricki ishte pjese e disa grupeve te sukseshem me muzikante te tjere mjaft te njohur si kitaristet Xhef Golub dhe Norman Braun dhe  saksofonistet Boni Xhejms dhe Kirk Ualum e te tjere. Ne albumin e tij te fundit Riki nxjerr ne hap talentin e tij vokal.

Riki Braun e ka pasqyruar pasionin e tij te jetes per te kenduar ne albumin e tij te pare muzikor me titull Sings With Strings.  Ne fakt ai e pershkruan kete koleksion si nje muzikal te femijerise. Ai thote se u rrit duke degjuar kete muzike ne shtepi duke e kenduar vete dhe duke degjuar nenen e tij kengetare dhe pianiste e cila dinte cdo pjese te kenges.

Riki i ka syte tek disa prej kompozitoreve me te medhenj te muzikes pop mes tyre Johnny Mercer Richard Rodgers dhe Frank Loesser si dhe duetin e famshem Sammy Cahn and Jule Styne.

Nga albumi Sings With Strings Riki Braun riperpunoi kengen e Sammy Cahn dhe Jule Styne me titull The Things We Did Last Summer.

Kenget e albumit u zgjodhen dhe u perpunuan nga muzikanti i xhazit te pianios elektronike Phillipe Saisse me nje orkester me 52 instrumente.

Prillin e kaluar Ricki interpretoi per here te pare si kengetari kryesor dhe interpretoi disa kenge nga albumi i tij ne festivalin e 21 vjetor te xhazit ne Reading te shtetit Pennsylvania. Ai ka lindur ne qytetin aty prane Allentown te Pennsylvania.

Ricki interpreton me nje grup te muzikes se harqeve si dhe luan vete nje lloj te vecante fyelli ne kenge klasike si per shembull ajo me titull The Good Life.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›