E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti serb miraton nje rezolute per me shume dialog me Kosoven

Parlamenti serb ka miratuar nje rezolute qe ben thirrje per me shume dialog me Kosoven per te arritur kompromis rreth nje mosmarreveshje tregtare qe u shkallezua ne dhune vdekjeprurese javen e kaluar.

Ligjvenesit serbe miratuan rezoluten heret te dielen me nje shumice prej 181 votash ne asamblene prej 250 anetaresh.

Dhuna shpertheu e hene javen e kaluar kur forcat speciale te qeverise se Kosoves konfiskuan dy vendkalime kufitare ne veri te vendit per te zbatuar nje mase per ndalimin e importeve nga Serbia. Qeveria e Kosoves e kishte vendosur kete embargo kete muaj ne kunderpergjigje te mases se Serbise per ndalimin e importeve nga Kosova.

Ne veri te Kosoves banoret serbe u ballafaquan me forcat e rendit duke nxitur nje shkembim zjarri qe vrau nje polic shqiptar dhe plagosi disa njerez te tjere. Paqeruajtesit e NATO-s nderhyne duke marre kontrollin e dy pikave kufitare te enjten sipas nje marreveshjeje me qeverine e Kosoves e cila terhoqi prej andej forcat speciale te policise.

Presidenti serb Boris Tadic tha te dielen se ai beson se sekuestrimit i shkurter i vendkalimeve kufitare  nga ana e qeverise se Kosoves eshte pjese e nje skeme per te ndryshuar balancen demografike ne veri te Kosoves. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci akuzon Beogradin per organizimin e dhunes.

Ne fjalen e tij  drejtuar ligjvenesve serbe zoti Tadic tha se Beogradi nuk do te beje lufte ne pergjigje ndaj trazirave dhe se beson qe paqja eshte alternativa e vetme. Ai tha se lufterat e meparshme ne ish-Jugosllavi ne vitet 1990 shkaktuan qindra e mijera te vrare.

Shperthimi i dhunes ne veri te Kosoves eshte nje nga me seriozet ne rajon qe nga viti 2008 kur Kosova u shpall shtet i pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›