E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet ne Kosove te gatshme per cdo lloj veprimi ne veriun e vendit

Ministri i Puneve te Brendshme te Kosoves Bajram Rexhepi thote se autoritetet vendase jane te gatshme per cdo lloj veprimi ne veriun e vendit nese kjo gje kerkohet prej tyre. Komentet e tij pasuan gjendjen ne veriun e Kosoves ku rruget qe cojne drejt vendkalimeve kufitare me Serbine vazhdojne te mbahen te bllokuara nga grupe serbesh ndersa vendkalimet jane nen kontrollin e forcave paqeruajtese.

Perfaqesuesit e serbeve thone se nuk do te largohen nga bllokadat e vendosura qe te henen kur njesite e posacme te policise se Kosoves vune nen kontroll vendkalimet kufitare me Serbine. Grupe serbesh i vune flaken njerit prej vendkalimeve kufitare ndersa shtine me arme zjarri edhe ndaj forcave te KFOR-it te cilat morren nen kontroll postat kufitare duke i shpallur ato zona te kufizuara ushtarake. Pjesetaret e ketyre forcave kane paralajmeruar perdorimin e forces ne rast te perpjekjeve per te sulmuar vendkalimet.

Ministri i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi thote se  bllokimi i rrugeve nga ana e serbeve eshte ceshtje e forcave paqeruajtese.

Kjo eshte ceshtje e KFOR-it dhe KFOR-i ka permbajtje maksimale. Protestuesit keqperdorin miresine e KFOR-it ata vendosin gra femije e klerike fetare para barrikadave ne menyre qe ti shmangin nga veprimet dhe sa do te zgjate ky durim i KFOR-it eshte ceshtje e tyre tha ministri Rexhepi duke shtuar se barrikadat e serbeve jane pengese reale per furnizimin e forcave paqeruajtese.

Ministri Rexhepi thote se policia e Kosoves nuk perzihet ne keto raste pasi qe sipas tij pergjegjesine e kane KFOR-i dhe EULEX-i.

Policia e Kosoves ne keto raste nuk perzihet per arsye se e kane marr pergjegjesine KFOR-i dhe EULEX-i dhe pengesa eshte kryesisht per ate nese kerkohet prej policise ne jemi te gatshem por ne kete rast nuk ka pasur kerkese per policine ndersa ne kur i marrim intervenimet tona i bejme vete ose kerkojme ndihmen e KFOR-it  ose te EULEX-it tha ai.

Ministri Rexhepi beri te ditur se ne vendkalimin ne Bernjak funksionon dogana dhe policia kufitare e Kosoves ndersa vendkalimi ne Jarinje eshte bllokuar per automjete te renda dhe aty behet vetem levizja e qytetareve nen kontroll te rrepte.

Njesite e posacme te policise se Kosoves filluan te henen ne mbremje nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe. Operacioni u urdherua nga qeveria e Kosoves ne perpjekje per te zbatuar vendimin per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves ku nuk funksionojne doganat e vendit. Nje pjesetar i policise u vra ne nje sulm te armatosur ndaj njesive te posacme ne afersi te Zubin Potokut nje nga komunat veriore me shumice serbe.

Operacioni i policise nuk u mbeshtet nga zyrtaret e Bashkimit Evropian te cilet thane se ai u ndermor pa keshillime paraprake me ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›