Këngëtari i “Green Day” në rehabilitim

Koncerti i grupit të rrokut Green Day ishte një ndër evenimentet më të pritura në Bolonjë, në shtetin fqinj të Italisë, por ai është anuluar për shkak të problemeve shëndetësore të liderit të grupit Billie Joe Armstrong.
Fillimisht u fol për probleme me stomakun, por në fakt rezultoi se problemet e tij ishin më serioze e të lidhura me përdorimin e drogës.
Në fakt ka qenë vetë grupi që ka njoftuar në faqen zyrtare në internet pezullimin për një kohë të papërcaktuar të turit pasi "Billie Joe duhet të dizintoksikohet".
Në fakt disa ditë më parë këngëtari shkatërroi kitarën e tij në skenën e Las Vegasit, ku u zemërua me publikun, sikurse bënte kur ishte i ri, por që në fakt kishte shumë kohë që nuk sillej më ashtu.