E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e di se a më dënoi Mourinho

Sergio Ramos nuk ka marrëdhënie dhe aq të mira kohëve të fundit me trajnerin Jose Mourinho. Mbrojtësi spanjoll insiston se është i lidhur ngushtë me ekipin nga Santiago Bernabeu.

Përfaqësuesi spanjoll mbeti jashtë ekipit bazë në fitoren ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, por refuzoi ta pranonte se kjo kishte lidhje me një ndeshje më parë, kur madrilenët humbën.

“Nuk e di nëse vendimi për të më lënë në bankinë ndaj Cityt ishte si dënim. Këto çështje i përkasin trajnerit”, ka thënë mbrojtësi për të përditshmen AS. “Unë dua ta ndihmoj ekipin duke dhënë gjithçka nga vetja. Jam i lumtur që u ktheva ndaj Rayos”, përfundoi Ramos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›