Kengetarja Natalie Cole ne pritje te nje veshke

Ajo eshte ne pritje te dhurimit te nje veshke per te kryer nje nderhyrje kirurgjikale. Lajmin e ka dhene vete Cole gjate emisionit televiziv “Entertainment Tonight”, ku ka pohuar gjithashtu se dhuruesi me i mundshem i veshkes eshte djali i saj, Robert.
Mjeket po kryejne ende disa analiza per te vertetuar plotesisht nese veshka e te birit te kengetares do te jete e pershtatshme. Qe prej vitit te shkuar, 59 vjecarja vuan nga nje infeksion dhe i nenshtrohet dializes 3 here ne jave. Gjithashtu ajo eshte kuruar edhe per te luftuar hepatitin C.
Natalie Cole eshte e bija e ish legjendes se muzikes jazz, Nat King Cole. Per albumin "Still Unforgettable", ajo eshte nominuar me 3 cmime Grammy 2009 qe do te ndahen diten e diele ne Los Angeles. Albumi me i shitur i kengetares eshte ai i vitit 1991, "Unforgettable With Love".