Ibrahim Kodra ngrihet në memorial në Ishëm
Ka përfunduar ndërtimi i memorialit të piktorit shqiptar me famë botërore Ibrahim Kodra, i cili prehet prej tre vitesh në Ishëm. Në prag të trevjetorit të vdekjes, Këshilli i Qarkut përfundoi investimin për ndërtimin e memorialit në Ishëm, si dhe rikonstruksionin e rrugës që shkon tek varri i piktorit dhe mjedisin përreth.
Ky investim ka kushtuar dy milion lekë të dhëna nga qarku i Durrësit, dhe punimet që janë kryer janë ndërtimi i një rrugë me kalldrëm që të çon tek varri i Kodrës, rrethimi i varrit, vendosja e memorialit si dhe krijimi i shesheve të gjelbër dhe mbjellja e disa pishave. Ky investim ka bërë të mundur krijimin e një ambienti të përshtatshëm rreth e rrotull varrit të piktorit të shquar, memorial, i cili pritet të vizitohet jo vetëm nga dashamirës shqiptarë të piktorit dhe veprës së tij, por edhe të huaj. Investimi ka përfunduar dhe pritet që të bëhet inaugurimi i tij zyrtarisht në tre vjetorin e vdekjes së piktorit shqiptar nga Ishmi në 7 shkurt. Ideimi për memorialin dhe mënyrën se si është përshtatur vendi ku prehet Kodra është bërë nga arkitekti Viktor Dhimgjini, ndërkohë që në këtë projekt ka ndihmuar me disa punime modeste edhe komuna e Ishmit.
Email This Klikime: 13
Email This Klikime: 13