"Herbarium Amoris" ngjall kureshtjen e publikut
Ekspozita e veçantë"Herbarium Amoris" e fotografit Edvard Koinberg tërheq vëmendjen e të rinjve kryeqytetas. Ekspozita ka tërhequr vëmendjen e publikut kryeqytetas, veçanërisht të të rinjve. Nga punonjëset Muzeut Kombëtar mësohet se gjatë ditës kjo ekspozitë vizitohet nga shumë të rinj. Në ditët e para ajo pati shumë vizitorë. Kishte grupe të ndryshme nxënësish që vinin kryesisht nga gjimnazet.
Mund të them se ka qenë një prej ekspozitave më të vizituara, shprehet një punonjëse. "Herbarium Amoris" është një ekspozitë interesante e realizuar nga një bashkëpunim mes fotografit Edvard Koinberg me Institutin Suedez. Në këtë mënyrë Koinberg na sjell një seri fotografish, që kanë në qendër bimët, jo thjesht bukurinë natyrale të tyre, por ai kërkon që të japë një ngjashmëri mes sjelljeve seksuale të bimëve dhe njerëzve. Konkretisht në ambiente të MHK qëndrojnë të ekspozuara 38 piktura të shoqëruara me 10 tekste mbi biologun Carl Linnaeus dhe idetë e tij mbi seksualitetin e bimëve. Por ekspozita, e cila ka ngjallur interes në kryeqytet në shumë vende është bërë objekt debatesh dhe skandalesh, si p.sh në Kinë, ku ajo u ndalua. Suedezi Koinberg na sjell një botë me ngjyra të shumëllojshme të luleve. Ai ka fotografuar lulet që nga trëndafilat simbol i femërores e deri te zambakët, lulëkuqet, etj. "Them se njerëzit kanë dijeni për seksualitetin e bimëve, reagimi ndaj bimëve është gjithmonë pozitiv, ndërsa për tekstin i cili është shkruar nga vetë Linus, nuk ka qenë gjithmonë i njëjtë reagimi. Kështu në Kinë nuk donin që të ekspozoje tekstet, sepse u vinte turp për ato që ishin shkruar që teoria kishte me seksualitetin njerëzor, është shprehur fotografi suedez Edvard Koinberg për ekspozitën. Ekspozita në Tiranë vjen me mbështetjen e Ambasadës Suedeze dhe do të qëndrojë e hapur deri në 23 shkurt.
Email This Klikime: 14
Email This Klikime: 14