E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kengetarja Sara Bareilles dhe karriera e saj ne muzike

Per shume kengetare eshte e veshtire te imagjinohet regjistrimi i albumeve te sukseshme. Por jo per Sara Bareillis. Kjo kengetare dhe kantautore nga Kalifornia ishte ne krye te listes se kengeve me te mira te muzikes pop ne vitin 2007 me kengen e saj Love Song. Qe nga ajo kohe ajo tre here ka qene kadidate per cmimin Gremi dhe ka shitur me shume se nje milion albume. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Leri London kohet e fundit bisedoi me kengetaren Barellis rreth karrieres albumit te saj te fundit Kaleidescope Heart.

Muzika gjithmone ka qene pasion i Sara Barellis. Qe ne moshe te re ajo filloi te kendonte ne korin e shkolles se saj dhe ne muzikale. Nderkohe qe ajo studjonte mbi komunikimin ne Universitetin e Kalifornise ne Los Anxhelos ajo iu bashkua grupit muzikor Awaken A Cappella.

Fillova me grupin ne vitin e dyte te shkolles se mesme dhe sapo fola mbi kete pervoje me heret. U ndjeva sikur isha ne nje mjedis te njohur sepse te gjithe kishim aftesi unike.

Kombinimi i talentit te saj si kompozitore dhe kengetare ishte pune e lehte per Saren.

Shkruarja e tekstit dhe interpretimi i kengeve shkojne mire se bashku. Mendoj se ato trajtojne tema te jetes private dhe une kam prirje per shkrime autobiografike.

Kenget e Sara Berailles shpesh trajtojne tema te jetes private.

Shkruaj kryesisht nga perspektiva ime. Shkruaj per gjerat qe kam kaluar... shume gjera mbi marrdheniet dhe si e shoh boten.

Albumi i fundit i Sares eshte i titulluar Kaledoscope Heart.

Ndjehem se kam rrezikuar shume si nga pikepamja e shkruarjes se kengeve ashtu edhe nga pikepamja regjisoriale. Nuk e kam kufizuar veten e as nuk e kam redaktuar punen time aq shume pra kam shkruajtur ate qe me beri te ndjehem mire. Regjistrimi i albumit ishte nje pervoje shume e mire dhe shume argetuese.

Kengetarja Sara Barailles me se shumti njihet per kengen e saj Love Song e cila ishte ne krye te listes se kengeve me te mira ne vitin 2007. Mund te jeni te befasuar kur te mesoni se kujt ia ka kushtuar kete kenge ajo.

Ne fakt kengen e kam shkruajtur per kompanine e regjistrimeve. I dorezoja kenge te reja dhe gjithmone me refuzonin pasi sipas tyre ata po prisnin per dicka por askush nuk me thoshte se per cfare po prisnin. Keshtu qe une vazhdoja te shkruaja kenge te reja dhe i pyesja nese kam bere ate qe ata deshironin por perseri me refuzonin. Keshtu qe nga zemerimi kundrejt kesaj situate kam shkruajtur kengen Love Song.

Sara po ben nje turne me grupin Sugarland. Ajo shpreson te fitoje nje audience te re duke kenduar para adhuruesve te muzikes kantri megjithese ajo insiston se muzika eshte unversale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›