Sofra dibrane mahnit me këngë e valle
Qyteti i Bajram Currit u shëndërrua për tre netë në sofrën më të madhe të valleve e këngëve folkloristike të trevave shqiptare por edhe atyre të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. U zhvillua këtu festivali i quajtur “Sofra dardane” e organizuar nga unioni artistik i kombit dhe bashkia e qytetit.
Në këtë festival morën pjesë 30 grupe e ansamble nga gjithë trevat shqiptare ku rreth 1000 artistë shpalosën talentin e tyre në interpretimin e valles popullore, këngës rapsodike dhe melodive instrumentale.
Nderkaq juria e festivalit nderoi me cmim të parë ansamblin nga Podgorica.
Organizimi i sofrës dardane ka një traditë dhjetë vjecare në këtë qytet.
(a.h/news24/BalkanWeb)