E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fruttero dhe Lucentini sjellin ne shqip Gruaja e se dieles

Dy shkrimtarët italianë të shekullit të 20, Carlo Fruttero dhe Franko Lucentini këtë javë flasin shqip nëpërmjet romanit të tyre “Gruaja e së dielës”. Pasi rrugët e tyre u kryqëzuan në vitet '40, nga përkthyes,  ata u shëndërruan në një penë të vetme të letërsisë italiane e cila vazhdon të mbetet e tillë edhe pse Lucentini vrau veten në vitin 2002.

Romani “gruaja e së dielës” shkruar në vitin ‘72 është fryt i sinergjisë së këtyre dy talenteve. Ai sjell një përvijim të personazheve duke duke u soditur dhe analizuar psikologjinë e tyre. Por romani është edhe një hulumtim i shtratit shoqëror të kohës. Ajo që ka mbizotëruar këtë fillim vere në stendën e librave të rinj është letërsia e përkthyer.

Kështu Nikolas Sparks rikthehet në shqip me “Parajasë Sigurie”. Një përmbledhje me tregime nga i madhi Ernest Heminguej mban titullin “Fitimtari nuk merr asgjë”. Një tjetër penë e njohur Zhyl Vern vjen me romanin “Nga toka në Hënë”. “Agimi” titullohet romani i Stefani Majer.

Gjinia e studimit përfaqësohet nga Fared Zakaria i cili bën një analizë për të “Ardhme e Lirisë”. Ai ndihmon lexuesin të kuptojë më larg klisheve të kohës, si dhe zbulimin e burimit të disa nga poblemev të mësha të botës së sotme.
Libri i fundit titillohet “Dialog në ferr” dhe mban firmën e Mauris Xholi.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›