Kengetarja dhe aktorja Whitney Houston vdes ne moshen 48-vjecare

Whitney Huston nje prej emrave me te medhenj te muzikes boterore u nda nga jeta dje pasdite ne oren lokale 15.55 ne hotelin Beverly Hilton te Beverly Hillsit ku jane mbledhur artistet qe do te marrin pjese ne mbremjen e sotme te cmimeve muzikore Grammy.
48 vjecarja Huston pati nje jete te mbushur me sukses zhgenjime probleme dhe arritje artistike si askush tjeter. Nga mesi i viteve 1980 deri ne fundin e viteve 1990 ajo ishte vajza e arte e industrise se muzikes amerikane e cila shenoi nje shifer rekord shitjesh te albumeve te saj 55 milion vetem ne Shtetet e Bashkuara.
Ne vitin 1985 ajo hodhi ne treg albumin e saj te pare me titull Whitney Huston i cili u shit miliona kopje anembane botes.
mimin e pare Grammy e fitoi me kengen e saj Saving all my love for you e cila u pasua edhe nga kenge te tjera te suksshme qe e ngjiten ne krye te klasifikimeve dhe te shitjeve anembane botes si How will I know you apo I wanna dance with somebody
Martesa e saj me Boby Brown ne vitin 1992 u pa me skepticizem nga ata qe i njihin te dy. Ajo tashme e kurorezuar me titullin e princeshes se muzikes pop ndersa ai me profilin e nje njeriu problematik.
Martesa e tyre u krye ne vitin 1992 dhe ne vitin 1993 lindi vajze e tyre e vetme Bobbi Christina.
Martesa e tyre pati nje sere problemesh pasi Bobby Brown u arrestua disa here per perdorim substancazh mosrepesktim ligji sjellje agresive ndaj Whitnieyt si dhe neglizhence ndaj femojeve qe kishte nga marredhniet e meparshme.
Por problemet nisen edhe per Whitnin. Ajo nisi te perdorte droge ne jeten e saj personale edhe gjate pjesmarrjeve te saj koncertore te cilat sollen terheqjen e saj nga skena e muzikes dhe perpjekjet per te shpetuar nga varesia ndaj droges. Edhe divorci me Boby Brown ne vitin 2007 nuk ndihmoi shume ne kete aspekt. Tashme Whitnei i perkiste kategorise se njerezve qe perpiqeshin te gjenin shpetim tek klinikat per tiu kthyer jetes normale.
Ne vitin 2009 ajo u rikthye suksesshem me albumin e saj I look to you por pjesmarrjet e saj ne koncerte lane shume per te deshiruar.
Jeta e 48 vjecare Whitney Huston ishte jeta e nje dive te muzikes e cila ne momentet e saj te arta solli kulme te paperseritshme ne muziken amerikane e boterore.
Presidenti i akademise se regjistrimeve te artit dhe shkences thote
Ka vetem nje Whitney Huston. Ndoshta nuk do te kete kurre nje te dyte. Vdekja e saj eshte humbje per te gjithe ne.
Diva e muzikes pop do te mbetet e ngulitur ne kujtesen e shikuesve anembane botes si personazhi i filmit Truproja jo vetem me interpretimin ne krah te Kevin Costnerit por edhe per kengen e mrekullueshme I will always love you e cila e ka perjetesuar zerin e saj magjik ne dashurine e miliona e miliona njerezve qe kane enderruar e kenduar ne gjuhen e saj gjuhen e muzikes.