E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta para rolit të Nënës Sulltaneshë

Aktorja turke Nebahat Cehre, ka pasur një karrierë mjaft interesante. Në moshën 15-vjeçare ajo zgjidhet si më e bukura e Turqisë, ‘’Miss Turqia’’, ndërsa mësohet se aplikimin ajo e kishte bërë me insistimin e të ëmës.
 
Pas kësaj, për një kohë të shkurtër ajo ka punuar edhe si modele, ndërsa në vitin 1962 ajo debuton si aktore duke regjistruar kështu edhe filma porno, derisa më vonë u kthye për të punuar në projekte më serioze. 
 
Nebahat Cehre zbulon sekretin e syve të saj rinorë, falë kënaqësive që i jep jeta dhe profesioni. 68-vjeçarja Nebehat për momentin është aktorja më e famshme dhe më e respektuar në Turqi, bukuria e së cilës ende edhe sot e kësaj dite shihet me zili, shkruajnë mediat shqiptare. Secili rol që ka aktruar, u ka pohuar kolegëve se edhe përkundër viteve që mbart, pamja rinore është ajo që e mban gjallë. 
 
‘’Bukurinë e kam trashëguar nga babai Izet Cehre, i cili me profesion ka qenë avokat me origjinë gjeorgjiane, e ka vdekur kur unë isha 4 vjeç nga një atak në zemër. Kam qenë shumë e frikësuar që e vogël në momentin që e kam humbur atë’’, ka thënë Nebehat. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›