Këngëtarja serbe e çmendur pas Joni Pecit
Pas një pauze të gjatë, Ana Bekuta këngëtare e njohur serbe po rikthehet në skenën muzikore me një imazh të ri. Siç njofton magazina boshnjake “Express”, këngëtarja është rikthyer me një imazh interesant dhe si pasojë e ndërhyrjes së Joni Peçit. Ana Bekuta duket akoma më e re dhe më e bukur edhe pse është e lindur në vitin 1957. E njëjta revistë njofton se kjo këngëtare është e magjepsur pas punës së JP dhe dëshiron që edhe në vazhdim të bashkëpunojë me stilistin shqiptar. Pas shkrimit në “Express”, me lajme të ngjashme janë hapur edhe shumë media të shou bizit serbo-boshnjak duke thënë se Ana Bekuta është e dashuruar me një shqiptar.