Julian Deda - The sh.b.l.sh rikthehet në një shfaqje pa skenar
klotilda harkaNjë apartament ku imagjinata e Julian Dedës, Gentian Zenelaj dhe Ermal Mamaqit nuk do të ketë kufi. Djemtë e grupit të humorit “The sh.b.l.sh” krijuar brenda spektaklit “Portokalli”, ribashkohen për spektaklin e dytë të humorit në “Vizion Plus”. Të ritakuar pas tre vitesh ata do të vazhdojnë ritualin e vjetër çdo të diel, por në një show të tyre pa skenar, me improvizime dhe batuta të çastit. Tre aktorët vihen në pozitë të vështirë çdo javë nga Turi i “Produkt 28”. Julian Deda tregon më shumë se si e shohin këtë ribashkim, kush është në të vërtetë lideri i grupit, dhe marrëdhënia që kanë jashtë ekranit “Apartamenti 2xl” sapo ka filluar, pse na këshilloni t’ju ndjekim?Në fakt nuk duhet konsideruar si këshillë por më tepër si një sugjerim, sepse ne fakt ne i sugjerojmë publikut shqiptar edhe një tjetër spektakël humori. Tashmë një format i ri për t’u servirur dhe shijuar. U sugjeroj ta ndjekin “Apartamentin 2xl”, sepse do kënaqen, do qeshin, do argëtohen për të paktën 80 minuta do mund të çlodhen duke parë një spektakël të ri, që në plan të parë ka tre djem të rinj dhe në brendinë e tij ka në thelb improvizimin. Pra është pak a shumë si një lojë, pjesë e së cilës mund të jetë gjithkush prej nesh, në sallë duke na ndjekur “live” apo edhe në shtëpi duke e shijuar nëpërmjet “Vizion plus” dhe “Tring”.Një program pa skenar ky juaji, vërtet jeni tre aktorë që dilni në skenë të painformuar?është e vërtetë që mbizotëron improvizimi, por nuk do të thotë që ne të hipim në skenë të painformuar fare. Por sigurisht shumë gjëra nuk i dimë dhe do të donim vërtet t’i merrnim vesh, por nuk na i thonë. është një formulë shumë e vështirë. Jemi zgjedhur për ta bërë ne të tre pikërisht falë këtij kombinimi perfekt që kemi në skenë.Ekzistojë disa programe në televizione të huaja si ky format, ku i gjetët referencat?Po, ky është një format i praktikuar në shume vende të botës si; Itali, Francë, Gjermani, Amerikë, etj, e tashmë edhe në Shqipëri. Sigurisht referenca më të afërta janë ato italiane, por ne kemi vështruar me shume vëmendje edhe prodhimet në vendet e tjera në mënyrë që të bëjmë një variant të mirëfilltë shqiptar.Pse pikërisht “Apartamenti 2xl”? Në fakt kemi kërkuar gjatë për një titull për spektaklin, sepse donim t’i vinim një titull që ka një lloj kuptimi, dhe gjithashtu të jetë një fjalë e lakueshme lehtë nga të gjithë, dhe arritëm te “Apartamenti 2xl”. E titulluam kështu sepse ky është një apartament i madh pra 2xl, por jo i madh për nga metrat katrorë. Bëhet fjalë për një shtëpi të hapur, që ka vend për të gjithë, të gjithë mund të vijnë në një mënyrë apo në një tjetër ta vizitojnë këtë apartament. Ashtu siç ka vend për të gjithë, ashtu edhe ka vend për gjithçka, që do të thotë duke jetuar në atë shtëpi mund të udhëtojmë aty ku vetëm imagjinata e grupit “The sh.b.l.sh” mund të të çojë. Dhe ku mund të na çojë imagjinata juaj? çfarë pritet të ndodhë tjetër në apartamentin tuaj; dashuri, sherre, ikje dritash, vjedhje mund të ketë, apo diçka tjetër...?Në “Apartamentin 2xl” mund të ndodhë gjithçka...Ju dilni në orën 21:00 të së dielës, i njëjti orar me “Portokalli-në”, si do të arrini të rrëmbeni publik nga spektakli i “Top Channel”?E dinim se do na e bënit këtë pyetje. Në fakt është një koinçidencë, dhe mjaft e bukur madje. Them koinçidencë sepse ky orar u caktua nga programacioni i “Vizion plus”, pasi ditët e tjera në këtë orar janë të zëna me programe të tjera të këtij televizioni, kështu që dita e diel ishte më e lira. Them koinçidencë e bukur sepse është vërtet bukur që në Shqipëri tashmë të dielën janë dy spektakle që dhurojnë humor dhe nuk bëhet fjalë për rrëmbim audience. Gjithsecila do ketë audiencën e vet, dhe publiku është i lirë të zgjedhë nëse do të shohë “Apartamenti 2xl” apo “Portokalli”, apo të dyja duke kaluar sa te njëra sa te tjetra, apo ndonjë ndeshje futbolli. Pra e diela është me larmishmëri, dhe e rëndësishme është të kënaqet spektatori, i takon atij të vendosë.çfarë ka të ngjashme “The sh.b.l.sh” i “Portokalli-se” dhe “The sh.b.l.sh-in” e “Apartamentit 2 XL”?Të themi të drejtën grupi “The sh.b.l.sh” vazhdon të jetë i njëjti si kur ishte në “Portokalli”, ashtu edhe tani te “Apartamenti 2xl”. Them i njëjti sepse është e njëjta energji pozitive, është e njëjta dëshirë për t’i dhuruar spektatorit gjëra të bukura dhe shumë humor. Edhe në skenë “The sh.b.l.sh” do jetë po ai grup që ishte, por në një format ndryshe, të ri. Pra do sjellim padyshim situata, karaktere e sidomos batuta. Domethënë “Apartamenti 2xl” është shtëpia e re e “The sh.b.l.sh”, kurse “The sh.b.l.sh” janë “The sh.b.l.sh”.Sa të vështirë e patën Juli dhe Genti të “miqësoheshin” sërish me Ermalin, pas një periudhe të gjatë shkëputjeje?është e vërtetë, që na u bë një kohë e gjatë shkëputjeje, por asnjë herë nuk e kemi menduar grupin pa Ermalin. Me pak fjalë nuk e kishim aspak të vështirë të punonim sërish bashkë. Madje kur u ulëm ditën e parë të punës mbas gjithë asaj kohe, na u duk sikur nuk ishim shkëputur për asnjë moment. Kjo vjen ngaqë grupi “The sh.b.l.sh” në vetvete funksionon në një mënyrë fantastike. Me sy merremi vesh edhe gjatë shfaqjes.Personazhi tjetër që shohim është Turi i “Produkt 28”, njiheshit me parë me të, si lindi bashkëpunimi?Me Turin sigurisht njiheshim edhe më parë. Të tre kemi qenë të ftuar tek emisioni i tij “Mos u nxeh”. Por Turi nuk është i vetmi personazh që shfaqet në apartament. Eshtë edhe Lisa Kujofsa, një vajzë shumë e talentuar, dhe shumë simpatike në skenë, e cila ka vendosur të udhëtojë me grupin “The sh.b.l.sh” dhe me Turin në këtë udhëtim humoristik.Një element interesant i programit janë aktorët e ftuar, do të mund të shohim ndonjë mbrëmje aktorët që janë duke luajtur në “Portokalli”?E thashë pak më parë që “Apartamenti 2xl” është një vend i hapur për të gjithë. Të ftuarit që vijnë në shtëpi që do jenë aktorë, këngëtarë, politikanë, sportistë, do sjellin në shtëpi pak a shumë atë çfarë ndodh jashtë. Kush do të ketë dëshirën të vijë është i mirëpritur. Mjafton të ekzistojë bashkëpunimi.A mund të zbuloni disa nga të ftuarit që keni bërë plan deri tani, ndonjë këngëtar, sportist apo politikan qe keni plan ta ftoni?Të them të drejtën as ne vetë nuk i dimë sepse të ftuarit janë surprizë edhe për ne. Nëse mundeni ju të “Panoramës” të merrni vesh diçka nga regjisori apo producenti na e thoni edhe ne. (qesh)Në këtë show të ri, me pak fjalë kush janë Jul Deda, Gent Zenelaj dhe Ermal Mamaqi?Ne jemi ne. Pra Juli, Genti, Ermali. Jemi ne të tre që dikush, që në këtë rast është Turi, kërkon të na vendosë në pozita të vështira aktoriale, dhe ne duhet të gjejmë patjetër mënyrën për t’ia dalë me sukses. Cilat janë marrëdhëniet tuaja jashtë punës, kush është ai që e drejton “The sh.b.l.sh”?(Qesh). Kjo është një pyetje e vështirë. Ne shqiptarët jemi të gjithë drejtorë. Te grupi ynë në fakt janë përcaktuar detyrat dhe pozitat instiktivisht dhe në mënyrë shumë organike. Genti është më i madhi i grupit dhe si rrjedhojë është më seriozi, kurse Juli dhe Ermali janë (siç thotë dhe Genti) dy fëmijë mistrecë që shpesh herë dalin jashtë kontrollit të Gentit.është ky programi juaj i dëshiruar, sa jetëgjate e shihni këtë format?Ne sapo e kemi nisur dhe deri tani po shkon shumë mirë. Se sa do vazhdojë atë ta shohim.është e vështirë të bësh humor në Shqipëri, apo është gjëja me e thjeshtë që mund të bëhet?Të bësh humor është gjëja më e vështirë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Humori njihet si një zhanër i vështirë e që të lodh shumë për ta prodhuar. Por kur e sheh rezultatin, pra kur sheh që publiku qesh me humorin tënd ose përmend herë pas here batuta të dala nga ne atëherë lodhja kthehet në një gëzim të pamasë.