E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmenden në PUB djemtë dhe vajzat e “Big Brother”

 Secili ka gjetur mënyrat e veta, për të kaluar sa më bukur festat e fundvitit, por nëpër pube kanë spikatur për çmenduritë e tyre, djemtë dhe vajzat e “Big Brother” 1 dhe 2. Najada dhe Olsi, të cilët siç dihet tashmë janë rikthyer bashkë, janë fotografuar nga paparaci ynë te pub “Sharm”, aty ku Olsi punon si menaxher, që kur është kthyer nga Spanja. Në një nga netët, ata janë parë në shoqërinë e Zhuljetës dhe Eltonit. Me siguri kanë kaq gjëra për të diskutuar meqë kanë provuar të njëjtën eksperiencë. Ndërsa Arbri, fituesi i edicionit të parë të “Big Brother 1”, djaloshi që hyri në zemrat e shumë njerëzve me imazhin e djalit të mbarë, në fakt i ka bërë ca prapësi... Në një nga festat e organizuara në netët e fundvitit, ai nuk i ka rezistuar balerinave seksi dhe nuk është mjaftuar që spektaklin e tyre, me mbathje përjashta, ta shijojë nga larg, por i është afruar atyre shumë afër duke ju kënduar me mikrofon në dorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›