E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngëtarja tmerrohet dhe fillon të bërtasë në emision

Këngëtarja, Fergie mund të mos jetë frikësuar të performojë para miliona njerzëve por, ajo është tmerruar dhe ka filluar të bërtasë në emisonin,“Ellen Show” në momentin kur prapa saj ndodhej një person i maskuar i cili e frikësoi atë.

Teksa ajo po intervistohej nga, Ellen DeGeneres dhe po fliste për pushimet me rastin e krishtlindjeve, asaj ngadalë i’u afrua një person nga stafi i emisionit duke e frikësuar aq sa ajo nuk mundi të përmbahej.

Pas kësaj, ylli i “Black Eyed Peace” arriti të qetësohej dhe ta vazhdojë bisedën duke kuptuar shakanë që i ishte bërë.

Udhëheqësja e emisionit, Ellen DeGeneres, këtë metodë e praktikon shpeshherë me të ftuarit e saj. Një gjë të tillë i’a kishte bërë edhe këngëtares, Selena Gomez e cila, njëlloj si Fergie ishte tmerruar dhe kishte filluar të uluras në skenë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›